Maqedonia ka filluar procedurën për legalizimin e marijuanës për qëllime mjekësore.
Pacientët do të kenë mundësi që të kurohen ose lehtësojnë dhimbjet përmes kanabisit, i cili do të jepet me recetë nga mjeku specialist.
Projekt-ligji është bërë gati nga Ministria e Shëndetësisë dhe pritet të kalojë në parlament.