• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Maqedonia për Kosovën në UNESCO: Do t’i mendojmë njesoj

by Java News
25/10/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimin në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, Maqedonia do ta sjell në bazë të interesit të Kosovës, të Serbisë, por edhe në pajtim të interesave personale, që i përfshin edhe interesat e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar.Këtë e porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me kolegun e tij të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për çështje që i ndan dy fqinjët tanë, të cilët duam të jenë në anën e njëjtë.

Ne nuk do të kemi rol kyç në atë proces dhe pasi do të vijë në rend dite do t’i kemi parasysh interesin e miqve tanë nga Kosova, interesin e miqve tanë nga Serbia dhe do të sjellim vendim në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë, që i përfshijnë edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar”, theksoi Dimitrov, raporton KP.

Ai përmendi se të gjitha shtetet e Ballkanit duhet sa më shpejt ta pranojnë perspektivën se nuk ka anë, madje edhe për çështjet më delikate, sepse siç tha “të gjithë së bashku një ditë do të gjendemi në të njëjtën anë”.

Pacolli nga ana e tij theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, e rrit edhe cilësinë e jetës së qytetarëve në Kosovë dhe përmendi se ky proces shkon edhe në drejtim të anasjelltë.

“E mbështesim Maqedoninë dhe e presim mbështetjen e saj. Ne jemi dy vende fqinje dhe fqinji nuk zgjidhet. Fati ynë është të bashkëpunojmë”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Autoritetet prishtinase në fillim të muajit kumtuan se kanë hequr dorë nga kërkesa për anëtarësim në Interpol dhe UNESCO-s.MPJ e Kosovës kumtoi se “anulimi pragmatik” i kërkesës është bërë në pajtim me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.Qeveria e Kosovës para do kohe paralajmëroi se punon në anëtarësimin në Interpol vitin e ardhshëm dhe në UNESCO në vitin 2019.

Dy ministrat në takimin e sotëm në Shkup kanë arritur marrëveshje që të mbajnë seanca të përbashkëta qeveritare, me ç’rast e para është caktuar për në fillim të vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Maqedonia, siç përmendi Dimitrov kanë kornizë solide juridike, të bazuar në 19 marrëveshje dypalëshe dhe shumë nisma për përmirësimin e bashkëpunimit.Pacolli theksoi se në takim është biseduar për mundësitë për ndërlidhje infrastrukturore, mënjanim të barrierave në transport dhe tregti, rritje të vëllimit të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve.

Shefi i diplomacisë kosovare përmendi se është biseduar edhe për mundësinë për zonë të lirë ekonomike, si dhe për mundësinë që doganimi të bëhet vetëm në një vend.
Maqedonia dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2009. Kosova është vendi i 127-të me të cilën Republika e Maqedonisë ka vendosur marrëdhënie diplomatike nën emrin kushtetues, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Vijat e kuqe të Brukselit kushtojnë miliona euro fonde, ja 4 parimet për Vettingu-n

Ish-shefi i Euralius: Mungon motori për ta çuar përpara reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com