• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Maqedonia në gjendje alarmi, dyshime hakmarrjeje për Kumanovën

by Java News
15/10/2015 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet e sigurisë së Maqedonisë kanë ndezur alarmin e rrezikut nga ndonjë hakmarrje për rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë. Pas vizitës që komisioni për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë, i ka bërë Agjencisë për zbulim, deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski tha se drejtori i kësaj agjencie i ka njoftuar deputetët për rreziqet e tilla nga sfera e sigurisë dhe se janë alarmuar edhe vendet fqinjë. Edhe pse Milloshovski nuk e përmendi gjatë konferencës për shtyp, më vonë televizioni Alsat konfirmoi se frika lidhet me rastin e Kumanovës dhe se Maqedonia ka alarmuar për këtë edhe Shqipërinë, Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së.

“Ekzistojnë rreziqe të caktuara që lidhen me disa ngjarje apo ndërhyrje të mëparshme nga sfera e sigurisë dhe rreziqe të mundshme për aksione që do të ishin si revanshizëm ndaj ngjarjeve të tilla të sigurisë në periudhën e kaluar. Por për këto rreziqe janë alarmuar të gjitha institucionet kompetente, si edhe shërbimet rajonale dhe partnere nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Vlerësojmë se agjencia po bën maksimumin për të parandaluar çfarëdolloj përshkallëzimi që kanë të bëjnë me rreziqet në aspekt të sigurisë”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputeti i vetëm shqiptar që kishte marrë pjesë në këtë vizitë, ka ngritur edhe dilemat për përfshirjen e zyrtarëve të Agjencisë për Zbulim në inskenimin e incidentit të 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

Adili alarmoi edhe për rënie drastike të përfaqësimit të shqiptarëve në agjencinë për zbulim, nga 18 në 10%. Ai tha se drejtori i Agjencisë ka fajësuar për këtë sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pasi nuk ka dërguar atje shqiptarë edhe përkundër kërkesave të drejtorit.

Me largimin e Adilit nga BDI-ja dhe themelimin e partisë “Uniteti”, partia e Ahmetit tani ka mbetur pa përfaqësues në komisionin për mbikëqyrje të Agjencisë për Zbulim dhe Drejtorisë për Siguri e Kundërzbulim. Përveç Adilit në këtë komision bën pjesë edhe deputeti i PDSH-së, Ernad Fejzullahu, por ai nuk kishte qenë sot në vizitën që iu bë Agjencisë për Zbulim.

Next Post

Zbulohet se në çfarë orari do të luajë Shqipëria në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com