• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia me dorë të ashpër, arreston 7 persona që luftuan në Siri dhe Irak

by Java News
07/08/2018 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në luftërat në Siri dhe Irak, janë arrestuar gjatë një aksioni policor në Maqedoni.Personat e arrestuar janë nga mosha 23 deri 47-vjeç, për të cilët nga policia maqedonase njofton se ka pasur dhe fletarrest ndërkombëtar.

“Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtarë terroristë të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, shkruan REL.

Sipas Policisë, ky aksion paraqet tregues të qartë se Maqedonia si shtet mund të ballafaqohet me sfidat aktuale të sigurisë dhe se ajo është partnere serioze e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit.

“Në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon edhe më tej me aktivitete të vazhdueshme në drejtim të detektimit, identifikimit, neutralizimit dhe ndjekjes penale të luftëtarëve të huaj”, theksohet në komunikatë.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e jashtme, paraqet vepër penale, për të cilën parashihet dënim me së paku pesë vjet burg.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka kërkuar nga organet e sigurisë së Maqedonisë që të jenë më transparente sa i përket të gjitha të dhënave që disponojnë rreth numrit të personave që janë të përfshirë në luftërat në Siri, Irak dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme.

Samet Shabani, hulumtues i çështjeve që lidhen me radikalizmin, ka treguar për Radion Evropa e Lirë faktorët që i motivojnë të rinjtë nga Maqedonia të shkojnë në luftërat e huaja.

“Për sa i përket përfshirjes në grupe ekstremiste të dhunshme, hulumtimet tona tregojnë që motivet kryesore janë: bindja ideologjike radikale që kultivohet nga prijësit e vetëshpallur fetarë të grupeve ekstremiste, kriza e identitetit te të rinjtë dhe gjetja e këtij identiteti në këto grupe, si dhe një lloj frustrimi nga mungesa e perspektivës në vend dhe kërkimi i alternativës në grupe të tilla”, ka thënë Shabani nga organizata joqeveritare Horizont Civitas.

Ekspertët e sigurisë duke komentuar sfidat me të cilat përballet vendi pas kthimit të personave të cilët kanë qenë të përfshirë në luftën në Siri apo vendet e tjera, thonë se anëtarësimi i Maqedonisë si shtet në aleancën Veri-Atlantike paraqet një nga shtyllat kyçe për luftën kundër terrorizmit.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Tajanov për Radion Evropa e Lirë thotë se të gjithë ata të cilët kthehen në Maqedoni pasi kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, janë “bombë e kurdisur”.

“Është më se e kuptueshme se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të rritet siguria në vend me atë që do të bëhemi pjesë e rrjedhës së inovacioneve të shërbimeve të inteligjencës të forcave botërore, siç janë SHBA-ja dhe vendet me BE-së, si Gjermania, Franca, etj”, thotë Pavle Tajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Në bazë të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në luftërat në Siri dhe Irak janë të përfshirë 150 shtetas të Maqedonisë. Prej tyre, në vend janë kthyer 80 persona. (b.an)

Next Post
Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari, rëndë një vajzë dhe një i ri tjetër

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari, rëndë një vajzë dhe një i ri tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In