• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia: Do mbështesim Kosovën në UNESCO

by Java News
17/01/2018 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Hazbi Lika, tha se Maqedonia do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga ana e Serbisë.

Lika, në një intervistë për televizionin publik, ka folur edhe për përgatitjet që po bëhen që të mbahet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive respektive, duke theksuar se do të ketë marrëveshje dhe thellim të raporteve dypalëshe.

Ai deklaroi gjithashtu se Qeveria maqedonase është duke planifikuar ndërtimin e autostradës deri në kufirin me Kosovën, në Hanin e Elezit.Numri dy i ekzekutivit, tha se sa i përket kontestit të emrit me Greqinë, ende nuk ka një zgjidhje.Hazbi Lika ka dhënë detaje edhe për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ai tha se vetëm për këtë vit janë ndarë mbi një milion euro për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas tij, sfida kryesore do të jetë zbatimi i ligjit, sepse duhet të formohen dy mekanizma, Agjencia dhe Inspektorati, ndërsa kërkohet angazhim i shumë kuadrove. Për moszbatimin e ligjit do të shqiptohen edhe gjoba.

Lika nënvizoi se meritë për këtë hap të vonuar, por historik për shqiptarët, ka edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se me avancimin e gjuhës shqipe, po zbatohet Marrëveshja e Ohrit, por e pranoi se ka mangësi në disa aspekte të tjera të saj, siç është punësimi I shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Zv.kryeministri i Maqedonisë, foli edhe për zhvillimet në Kosovë, duke u ndalur te Gjykata Speciale. Ai, si ish-luftëtar i UÇK-së, tha se beson që drejtësia do të triumfojë, sepse lufta për liri ishte e pastër.

Gjithashtu, Hazbi Lika, si njëri ndër figurat kryesore të BDI-së, bëri komente edhe për polemikat rreth logos së përvjetorit të dhjetë të pavarësisë, që është e ngjashme me një logo të partisë së tij.

Ai tha se për këtë çështje vendosin organet drejtuese të partisë, nëse ka ndonjë ankesë eventuale. (b.an)

Next Post
Kryeministri i Bullgarisë: BE të integrojë Ballkanin, një plumb mund të ndryshojë situatën

Kryeministri i Bullgarisë: BE të integrojë Ballkanin, një plumb mund të ndryshojë situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

October 6, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

October 6, 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com