Vaji i prodhuar nga kanabisi, i cili do të përdoret për mjekim, për herë të parë do të mund të blihet në farmacitë e Maqedonisë në fund të këtij muaji, ndërkaq çmimi i tij ende nuk është caktuar.
Sipas autoriteteve, ky vaj do të shitet vetëm në barnatore (farmaci) dhe do të jepet me recetë. Nga Agjencia për barna (MALMED) thonë se çmimi së shpejti do të dihet, ndërkaq tani për tani nuk ka të dhëna konkrete.
Vaji do të ekstraktohet nga bimë të cilat do të importohen nga jashtë. Ende nuk zbulohet se nga cili shtet do të importohet bima, ndërsa jozyrtarisht përmendet Holanda.
Do të jepet si bar me recetë për diagnozat: kancer, multipleks sklerozë, aids dhe epilepsi, shkruan Portalb./a.m.