Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 27 qytetarë si pasojë e koronavirusit. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se nga 5,844 testime të kryera, pozitivë për virusin rezultuan 870 persona.
Prej tyre në Shkup-368, Tetovë – 78, Gostivar dhe Kumanova – nga 53, Kërçova – 40, Strumica – 39, Prilep – 29, Ohri – 28, Kavadari – 22, Struga – 20, Manastiri dhe Dibra – nga 15, Resnja – 13, Sveti Nikole – 12 , Veles dhe Radovish – nga 11, Delçevo – 8, Negotino – 7, Koçani, Gjevgjeli, Valandovo dhe Kratovo – nga 5, Kriva Palanaka, Berovo dhe Vinica – nga 4, Shtipi, Probishtipi dhe Makedonska Kamenica – nga 3, Bogdanci, Krusheva dhe Makedonski Brod – nga 2, Demir Hisar – 1.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 661 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 176.494, prej të cilëve 156.307 janë shëruar, ndërsa 5.938 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 14.249.