• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia e Veriut rezervon 833 mijë vaksina kundër COVID-19

by Ardit Rada
06/12/2020 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Autoritetet shëndetësore në Maqeedoninë e veriut bëjnë të ditur se kanë siguruar 833 mijë vaksina kundër COVID-19-ës, të cilat duhet të mbërrijnë në vend në fillim të vitit të ardhshëm. 400 mijë shtetas do të vaksinohen me vaksina që do të merren përmes mekanizmit “Covax” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për imunizimin global.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se krahas kësaj, qeveria u është drejtuar edhe kompanive “Astra Zeneca” dhe “Pfizer” për informata shtesë dhe pasi të kenë marrë përgjigje do të dinë mbi sasinë e vaksinave që do të mund të marrin edhe nga këto dy kompani.

Maqedonia e Veriut synon të vaksinojë 60 deri në 70 përqind të popullatës sepse, sipas ekspertëve kjo shifër është e mjaftueshme për të arritur imunitetin e nevojshëm.

Ministri Filipçe tha se çmimi i një vaksine është dhjetë dollarë. “Do të bëhet një trajnim i shpejtë i punonjësve shëndetësorë lidhur me procesin e vaksinimit”, tha ministri duke lënë të kuptohet se vaksinimi i grupeve specifike dhe i punonjësve shëndetësorë do të bëhet nëpër spitalet dhe qendrat publike shëndetësore ku ata punojnë.

Së pari, mjekët dhe personeli shëndetësor i përfshirë në spitalet për trajtimin e pacienëtve me koronavirus do të vaksinohen dhe qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike të mushkërive dhe zemrës dhe punonjësit e transportit. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Por, vaksinimi nuk pritet të fillojë para muajit mars, sipas autoriteteve shëndetësore. Një sfidë tjetër shoqëruese pritet të jetë ajo e furnizimit me frigoriferë të përshtatshëm për ruajtjen e vaksinave.

Nga ana tjetër, shifrat vazhdojnë të jenë shqetësuese për nga numri i viktimave dhe përhapjes së sëmundjes.

Nga 1 dhjetori, 109 njerëz e kanë humbur jetën duke ngritur shifrën në 1901 të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë. Numri i përgithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 67.311, teksa numri i rasteve aktive është 22.538.

Në spitalet e Shkupit ka rreth 1300 pacientë të shtruar, ndërsa janë rreth 160 shtretër të lirë. Ndërkaq, në spitalet tjera të vendit janë mbi 840 pacientë me koronavirus.

Qeveria ka shpallur gjendjen e krizës që nënkupton menaxhimin nga shteti edhe të spitaleve private. Ushtria është vënë në dispozicion të sigurimit të spitaleve, ndërsa Komiteti për menaxhimin e gjendjes së krizës kërkon që kjo masë të zgjatet edhe për gjashtë muaj të tjerë, pasi të ketë përfunduar 30-ditëshi i parë.
Next Post
Parashikimi i motit/ Reshje shiu në gjithë vendin, ja 4 qarqet ku do ketë shtrëngata në dy ditët në vijim

Moti i keq përfshin Shqipërinë, pasdite me reshje shiu dhe shtrëngata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In