Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili ka kërcënuar vendet e rajonit për shkak të njohjes së Kosovës.
Këto ”vërejtje“, ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar si të papërshtatshme.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.
”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter./m.j