Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka përshëndetur sot firmosjen e protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe NATO-së.
Në rrjetet sociale, Bushati shkruan se ky zhvillim do të sjellë më tepër siguri dhe prosperitet në Europë.
“Aleatët e NATO-s sapo nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit me Maqedoninë, i cili do të sjellë më shumë siguri dhe prospertiet për Ballkanin Perëndimor dhe Europën. Përgëzime Nikola Dimitrov, Zoran Zaev dhe Jens Stoltenberg” – shkruan Ditmir Bushati mesditën e së mërkurës.
/a.rada










