• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia e Veriut me ‘sytë’ nga legalizimin e marihuanës: Do na sillte përfitime

by Java News
26/11/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur debati për dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës, pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, se Ohri dhe qendrat e tjera turistike në vend duhet të mendojnë seriozisht të ndjekin shembullin e Amsterdamit, kur bëhet fjalë për përdorimin e marihuanës, në mënyrë që të zhvillohen dhe ngritet turizmi në nivelin evropian.

Qeveria të cilën e drejton Zoran Zaev, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, ka ftuar sektorin civil dhe të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e debatit, që të hartohet një zgjidhje ligjore që do të mund të sillte përfitime të shumta.

“Ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, pasi kemi të bëjmë me një çështje komplekse. Përfshirja e të gjitha palëve të interesuar do të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhje cilësore që mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin në aspekt të rregullimit të tregtimit të marihuanës, uljes së krimit, por edhe përfitime ekonomike, para së gjithash për turizmin dhe gastronomitë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria ende nuk ka dalë me ndonjë propozim konkret mbi legalizimin, por bazuar në deklaratat e kryeministrit Zaev, marihuana do të legalizohej në kushte të caktuara, në kafenetë ekzistuese dhe ato që do të hapen, me standarde të caktuar të ventilimit si dhe dëshmi mbi prejardhjes e marihuanës.

Ideja e pushtetit është që të ketë edhe ndryshime në ligjet ekzistuese për dekriminalizimin e marihuanës, respektivisht të mos ndiqen penalisht përdoruesit e saj. Personat që kapen duke prodhuar, shitur apo shpërndarë lëndë narkotike, sipas ligjeve në fuqi, dënohen nga një deri më pesë vjet burg.

“Ne ende jemi në fazën e konsultimeve. Si deputetë ende nuk kemi marrë asnjë tekst por për këtë çështje sigurisht se do të hapim debat të gjerë, do të ketë ndërhyrje që të kemi një propozim-ligj”, ka deklaruar Jovan Mitrevski, kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Social Demokrate.

Opozita debatin për dektriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës, e vlerëson si përpjekje të pushtetit për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga gjendja e rëndë me pandeminë, por edhe si përpjekje të qeverisë për vënien nën kontroll të këtij biznesi ilegal.

“Kjo është një temë që hapet për shpërqendrim të vëmendjes në një kohë shumë rëndësishme për vendin, si kriza me koronavirusin, ku çdo ditë humbim shumë jetë njerëzish dhe nga më shumë se një mijë të infektuar në bazë ditore. Kjo bëhet për të shpërqendruar vëmendjen edhe nga vetoja bullgare. Ne, ende nuk kemi parë një propozim-ligj, por është e qartë se bëhet fjalë për interesa biznesi duke pasur parasysh se familja Zaev është thellë e zhytur në biznesin e prodhimit të marihuanës”, ka deklaruar Nikolla Micevski, kryetar i Grupit Parlamentar të partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE. Kundër idesë së kryeministrit kanë dalë edhe partitë e opozitës shqiptare.

“Ne nuk mund të lejojmë viktimizimin e jetës së qytetarëve tanë, që familja Zaev të pasurohet edhe më shumë”, thuhet në reagimin e partisë Alternativa.

Derisa partitë kanë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje, Janaki Mitrovski, kryetar i shoqatës për kanabis dhe politika të gjelbra “Bilka”, për Radion Evropa e Lirë thotë se dekriminalizim dhe legalizim të marihuanës duhet të ketë, por jo ashtu siç pretendon pushteti.

“Ne kërkojmë legalizim të plotë të kanabisit. Çdonjëri që përdori atë, të mund edhe të kultivojë tre deri në katër rrënjë nëpër shtëpitë e tyre. Ndërkohë, të gjithë të tjerët që kanë dëshmi mjekësore, bazuar në rregulloren e Ministrisë së Shëndetësisë, se kanë nevojë të përdorim kanabis për trajtim të sëmundjeve, të mund të mbjellin deri dhjetë rrënjë kanabis. Kjo do të ndihmojë shumë përdoruesit e marihuanës pasi momentalisht ajo sigurohet përmes tregut ilegal, ku një gram kushton 8-10 euro, kurse nëse u lejohet që ta kultivojnë vetë, atëherë shpenzimet do të jenë shumë më të ulëta”, thotë Mitrovski.

Sipas tij, nëse legalizimi nënkupton kultivimin vetëm nga subjektet të caktuar, nuk do të arrihej asgjë, madje do të stimulonte edhe më shumë tregun ilegal.

“Një legalizim i tillë jo vetëm që nuk do të ndalonte tregtinë ilegale, por do të nxiste atë edhe më shumë. Pra, në këtë rast as që mund të bëhet fjalë për legalizim, por e kundërta, do të ketë favorizim të grupeve apo individëve të caktuar për të bërë biznes”, thotë Janaki Mitrovski, kryetar i shoqatës për kanabis dhe politika të gjelbra “Bilka”.

Maqedonia e Veriut në vitin 2019 ka legalizuar kanabisin, por vetëm për qëllime mjekësore. Aktualisht janë 23 kompani që janë përfshirë në industrinë e prodhimit të kanabisit përfshirë edhe familja e kryeministrit, Zoran Zaev. Kushëriri i tij, Trajçe Zaev, është njëri nga investitorët më të mëdhenj në këtë industri. Autoritetet qeveritare atëbotë deklaruan ky biznes pritet t’i sjellë shtetit përfitime, që mund të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit./REL

g.kosovari

Next Post
Tërmeti i 26 nëntorit/ Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Manastirliu kujton sakrificën e mjekëve: Do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In