Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet presidenciale ne 21 prill, por ndërkohe sa vjen e shtohen shqetësimet për lajmet e rreme në fushatë. Portalet në internet shpesh kanë mbështetjen e politikës.
Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes në medien “online” nuk ka gjetur ndëshkimin e autoriteteve gjyqësore deri tani në këtë vend, thotë VOA. Lajmet e rreme në internet nuk e anashkalojnë Maqedoninë e Veriut, e cila u bë e njohur sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s në Amerikë, kur qindra tekste nga persona në qytetin e Velesit shpërndaheshin në mënyrë globale në rrjetet sociale dhe në faqet e internetit.
Aktualisht në mesin e fushatës, vërehen se portale të shumta, veprimtaria e të cilave nuk është rregulluar me ligj, shpërndajnë lajme të rreme, ndërsa në disa raste, nuk mungon as gjuha e urrejtjes.
Nga ana tjetër, edhe mediet online e keqpërdorin shpesh lirinë e shprehjes duke bërë që të degjenerohet në gjuhë të urrejtjes.
Nga situata e krijuar, janë ngritur zëra që theksojnë domosdoshmërinë e miratimit të ligjit apo akteve për rregullimin e punës së mediave në internet. VOA citon gazetarë vendas të pohojnë se gati të gjithë faktorët politikë në vend kanë nga një portal të tyre. Top Channel