Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 102 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 10.315 numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 5 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 471.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 97.550 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.356 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 5.663 ndërsa numri i rasteve aktive 4.181.
/e.rr