• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampion pas 11 vitesh, Tirana shtyn festën për një moment tjetër: Do të ketë ceremoni speciale

by Ardit Rada
28/07/2020 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën në ‘Air Albania’ Tirana e shpallur matematikisht kampione do të luajë ndeshjen e javës së fundit në Superligë kundër Bylisit, një takim që në kushte të zakonshme do ta mbushte stadiumin plot, pasi ‘bardheblutë’ do të ngrenë lart titullin e fituar pas 11 vitesh.

Por siç dihet kjo është e pamundur për shkak të koronavirusit dhe për këtë klubi i Tiranës ka bërë një sqarim në faqen zyrtare ku thotë se ‘për shkak të rrethanave festa do të shtyhet në një moment tjetër’.

Reagimi i klubit të Tiranës

“Të mërkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të.
Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë. Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.”

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe FSHF, e cila thotë se për arsyen se klubi kampion meriton të festojë në mënyrë dinjitoze festa do të jetë e veçantë. Konkretisht FSHF shkruan:

“Federata Shqiptare e Futbollit është duke përgatitur ceremonitë përmbyllëse të sezonit 2019/20. Një sezon i paprecedentë e që u ndërpre në fillim të muajit mars për shkak të shpalljes së pandemisë Covid-19, për të rifilluar pas shumë vështirësive më 3 qershor.

Federata ia doli mbanë që të garantonte zhvillimin e rregullt të ndeshjeve si edhe sigurinë shëndetësore të të gjithë pjesëmarrësve. Në përfundim të ndeshjes KF Tirana-KF Bylis, që luhet të mërkurën (29 korrik, ora 19:00) në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të titullit kampion, që këtë edicion u fitua nga klubi i Tiranës.

Ndërsa, më 2 gusht do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, KF Teuta-KF Tirana. Edhe kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00. Duke qenë në kushtet e pandemisë, siç dihet ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve dhe ceremonitë e trofeve do të jenë disi të veçanta këtë herë.

Federata e Futbollit është kujdesur dhe ka marrë masa që fituesve të trofeve t’u rezervohet ceremoni sa më dinjitoze dhe të respektohen siç u takon, por njëkohësisht është fokusuar edhe te zbatimi i protokollit shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.”

Next Post
Kosova nuk kthehet në izolim, Hoti: Fillimisht do shtojmë masat kundër Covid-19

Situata e rënduar nga COVID-19, Hoti: Spitali ushtarak mund të përdoret për pacientët e infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In