• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia e Veriut kërkon ndarjen nga Shqipëria në procesin e integrimit dhe vlerësim sipas meritës

by Java News
10/12/2019 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambiciet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian u frenuan nga Këshilli Europian në muajin tetor kur një pakicë e vogël e shteteve anëtare, kryesisht Franca, thanë jo, duke këmbëngulur në afatin e parakohshëm dhe reformën brenda unionit për procesin e hapjes së negociatave. Ndërkohë kanë nisur të dëgjohen zëra që dëshirojnë të ndahen fatet e dy kombeve në këtë rrugë.

Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ka hedhur propozimin surprizë, vlerësimin sipas meritës dhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, nëse është e nevojshme.

Në një intervistë ministri Dimitrov tha se ‘Suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana do jetë në gjendje të nisë rrugëtimin europian. Sigurisht që zgjidhja më e mirë do ishte hapja e negociatave me të dy vendet tona. Por nëse kjo nuk është e mundur, është më mirë hapja e dyerve të Europës qoftë edhe për njërin nga ne sesa për asnjë’.

Vendimi i Këshillit Europian më 18 tetor, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me deklarata të shumta të liderëve europiane që theksonin progresin e bërë veçanërisht nga Maqedonia e Veriut.

Një prej shteteve, Holanda vlerësoi punën e bërë nga Maqedonia, por kishte rezerva të mëdha nëse përparimi i Shqipërisë është i mjaftueshëm dhe në hapat e duhur.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka shprehur të njëjtën ide si Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, teksa tha se: Dy vendet mund të vlerësohen ndarasi dhe sipas meritës.

Por deri më tani, nuk ka një diskutim konkret mes shteteve të BE-së për ndarjen ose jo të dy vendeve. Përkundrazi, Presidenti francez Emmanuel Macron, i anatemuar në Ballkan si djali planprishes i zgjerimit të Europës, disa ditë më parë tha se gjatë një konference për shtyp në Londër, tha se nuk dëshironte t’i ndante nga njëra tjetra Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se gjithashtu se i njeh përpjekjet që kanë bërë këto dy vende në aspektin e reformave, por së pari duhet të reformohen procedurat e hapjes së negociatave, të cilat, sipas Macron, duhet të jenë ‘të diferencueshme dhe të pakthyeshme, më shumë se politike dhe strategjike”.

Nuk është e sigurt nëse strategjia e vazhdimit ‘të vetëm’ për Shkupin do të ishte fituese. Ajo që është e sigurt është se shumë kryeqytete evropiane, dhe vetë ish-kryetari i komisionit Jean-Claude Juncker, e konsideruan gabim mbylljen e negociatave për zgjerimin me Ballkanin.

Tani presioni i Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë është në komisionin e ri Europian.

Ministri i Jashtëm maqedonas ka takuar tashmë komisarin e zgjerimit Olivér Várhelyi, por është e qartë se propozimi i tij është një rrugë e përpjetë.

Ndërsa presin të reja nga Brukseli, dy vendet Ballkanike kanë nisur punën për forcimin e aleancës rajonale dhe me Serbinë kanë nënshkruar një lloj Shengeni Ballkanit, një marrëveshje që favorizon lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në të tre vendet. /e.s/

Next Post
Ruçi letër parlamenteve të vendeve të BE, Ballkanit dhe SHBA: Duam mbështetje edhe për periudhën e rindërtimit

Ruçi letër parlamenteve të vendeve të BE, Ballkanit dhe SHBA: Duam mbështetje edhe për periudhën e rindërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In