• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia e Veriut drejt finalizimit të kandidatit për president

by Java News
05/03/2019 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

31 parti politike maqedonase, shqiptare turke, bosnjake, serbe e rome i kanë dhënë mbështetje pa rezerva kandidatit të përbashkët për president, Stevo Pendarovski. “Pendarovski është person, i cili do t’i bashkojë të gjitha bashkësitë etnike, njeri i cili beson në politikën e integrimit, politikën tonë “një shoqëri për të gjithë”, njeri që besoj se do të përmbushë ashtu siç duhet funksionin e presidentit të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Kandidati për president, Stevo Pendarovski ka thënë se është historike që për herë të parë një kandidat maqedonas ka mbështetjen e tre partive politike shqiptare, kurse sipas tij as opozita shqiptare nuk mund të ketë vërejtje për qëndrimet e tij sa i përket çështjeve ndëretnike dhe rolin që shqiptarët duhet ta kenë në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia për të gjithë

“Koncepti im ka qenë dhe mbetet Maqedonia për të gjithë, ku nuk do të ketë qiraxhi e pronar, thjesht askush nuk guxon të ndjehet qytetar i rendit të dytë apo të tretë, apo të ketë privilegje për njërën apo tjetrën bashkësi etnike. Për mua të gjithë janë njësoj. Këtë koncept kam mbrojtur edhe më parë, edhe në vitin 2014 në zgjedhjet presidenciale, por edhe në vitin 2016 në zgjedhjet parlamentare. Këtë koncept e mbroj edhe më tej”, ka deklaruar Pendarovski.

Në zgjedhjet e 21 prillit Maqedonia e Veriut duhet të dëshmojë se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira e demokratike. Më këtë sipas Pendarovskit, vendi do ta arsyetojë anëtarësimin në NATO dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kandidati për president nga partit në pushtet Stevo Pendarovski aktualisht ushtron funksionin e koordinatorit nacional për NATO-n. Ai ishte kandidat për president edhe në zgjedhjet e vitit 2014.

Mazedonien Demokratische Union für Integration - Ali Ahmeti (DW/P. Stojanovski)BDi mbështet kandidatin Pendarovski

Partitë shqiptare në pushtet mbështetje për Pendarovskin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka  theksuar se sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar. “Sigurisht që janë bërë anketime me të gjithë kandidatët dhe zoti Pendarovsi doli më mirë, përkrahje më të madhe ka pasur te elektorati shqiptar”, ka deklaruar i kryetari i BDI-së, Ali Ahmneti.

Edhe partitë e tjera në pushtet si PDSH dhe Alternativa kanë dhënë mbështetje për Pendarovskin, ndërsa në mbledhjen e Kuvendit qendror të RDK-së, me unanimitet të plotë u konfirmua mbështetja për kandidatin e përbashkët konsensual. “RDK vlerëson se mbështetja e kandidatit konsensual ndodh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo kandidaturë ka kuptim të përkrahet dhe të votohet sepse nënkupton pranim të barabarësisë të të gjithë qytetarëve të vendit”, theksojnë nga RDK.

Opozita kundërshton

Për kreun e opozitës Hristijan Mickoski nominimi i Pendarovskit për president shihet si zgjedhje e bërë nga vetë Zaevi, prandaj sipas tij në zgjedhjet e prillit ‘zaevzmi’ do të marrë përgjigjen e merituar. “Unë jam i bindur tek qytetarët e Maqedonisë, ata janë të guximshëm dhe të ndershëm dhe më 21 prill do t’ia japin goditjen e parë serioze ‘zaevizmit’, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme  të parakoshme parlamentare do t’i japin goditjen e fundit. Pendarovski paraqet figurë që përbën pjesë në ‘zaevizmin’. Nuk kemi pritur diçka të ndryshme, është ai i njëjti shabllon tradicional që e ka shkatërruar Maqedoninë në 27 vitet e fundit”, është shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mazedonien Hristijan Mickoski, Generalsekretär der Oppositionspartei VMRO-DPMNE (Petr Stojanovski)Kreu i opozitës maqedonas, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski

Opozita shqiptare mbështet Blerim Rekën për president

Opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe BESA në zgjedhjet presidenciale do të garojë me kandidatin Blerim Reka, profesor universitar dhe ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO.”Kandidatura e Blerim Rekës është serioze për president të Maqedonisë së Veriut. Do të jetë ai, i cili denjësisht do t’i përfaqësojë të gjithë qytetarët e vendit. Prandaj them që Blerim Reka e pasuron garën, ka çfarë i jep garës, ka çfarë i shton debatit për president dhe zgjedhjeve presidenciale”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela. Nga VMRO-DPMNE kandidatë për president është profesoresha universitare Gordana Siljanovska. Afati përfundimtar për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet presidenciale është 9 marsi.DW

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Zbulohet “arsenali” i opozitës për protestën para Kuvendit

FOTOT/ Zbulohet “arsenali” i opozitës për protestën para Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

September 19, 2026
Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

September 19, 2026
Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

September 19, 2026
“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com