• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia e përçarë nga politika pas kushtëzimeve të BE-së

by Java News
28/06/2018 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushteti dhe opozita e konceptojnë në forma totalisht të ndryshme vendimin e vendeve anëtare të BE-së për fillimin e mundshëm të negociatave me Maqedoninë për anëtarësim.

Sipas kryeministrit Zoan Zaev, vendimi i kushtëzuar nga Samiti i Luksemburgut për fillimin e bisedimeve në qershorin e ardhshëm, është motivim shtesë.

“Duke pasur parasysh se në maj të vitit 2019 janë zgjedhjet për parlamentin evropian, vendimi i Bashkimit Evropian është i plotë dhe tërësisht në pajtim me pritshmëritë tona. Ne jemi të lumtur dhe sigurisht të motivuar edhe më shumë. Politikat tona si shtet do të vazhdojnë të fokusohen në punën voluminoze që është e nevojshme për t’u përforcuar institucionet dhe të kthehet besimi i qytetarëve. Transparenca para qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit, përkushtimi në sundimin e së drejtës dhe qasja jonë miqësore me fqinjët janë shembuj për shoqëritë tjera në Ballkan por edhe më gjerë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por opozita e sheh ndryshe vendimin e BE-së. VMRO-DPMNE-ja madje e akuzon Qeverinë se e ka larguar edhe më shumë vendin nga strukturat euro-atlantike.

“Maqedonia nuk mori rekomandim të pastër dhe të menjëhershëm siç premtoi Zoran Zaev dhe Qeveria por vetëm shpresë së ndoshta vitin e ardhshëm në këtë kohë do të plotësohen kriteret për caktimin e datës për negociata. Maqedonia gjithë vitin do të duhet të vendnumërojë sepse sipas raportit është e nevojshme të bëhet progres në luftën kundër korrupsionit, reformat thelbësore në më shumë fusha dhe krijim të kushteve për gjyqësor të pavarur. Kjo Qeveria e paaftë nuk i përmbushi kriteret dhe kjo është konstatuar”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe Aleanca për Shqiptarët, datën për fillim të negociatave e quan manipulim nga ana e pushtetit.“Nuk ka pasur vendim për hapjen e negociatave dhe nuk ka as garancë nga BE-ja se do të hapen vitin e ardhshëm në rast se nuk plotësohen këto kushte të cilat janë të evidentuara si vërejtje serioze.

Maqedonia e humbi shansin që hapja e negociatave për anëtarësim të fillojë këtë vit dhe nuk e ka të sigurt hapjen e tyre vitin tjetër pa i përmbushur kushtet e BE-së”, u shpreh Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se shtyrja e datës për fillim të negociatave me BE-në për një vit do të shfrytëzohet si periudhë për përgatitje. Ai është optimist se më 11 dhe 12 korrik në Samitin e NATOs, vendi do të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë.

“Aspak nuk duhet të jetë afektues fakti që vendimi është shtyrë për një vit sepse përcakton datën në të cilën fillojnë bisedimet për fillim të procesit integrues për hapjen të të gjitha temave që duhet t’i hapim. Përkundrazi, përcaktimi i datës për në qershor të vitit të ardhshëm duhet të jetë motivues për të gjithë ne që t’i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura, në afatet e duhura edhe në aspektin infrastrukturore por edhe përgatitjes së administratës e cila duhet të jetë bartëse e procesit për hapjen e të gjithë kapitujve”, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Maqedonia dhe Shqipëria dy ditë më parë morën datë të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian konfirmuan se dy vendet mund të nisin bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Deri atëherë Komisioni Evropian është i obliguar ta përgatisë terrenin për çeljen e negociatave, ndërsa dy vendet kandidate duhet t’i përmbushin të gjitha kushtet e kërkuara; reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Lezhë i shumëkërkuari (emri)

Berat, dhunoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 55-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com