• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

MAQEDONI/ Zaev ultimatum Presidentit Ivanov: Ke 10 ditë kohë të më japësh mandatin

by Java News
11/03/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zoran Zaev i është drejtuar me ultimatum presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov, duke i thënë prerë se ka “10 ditë kohë për ta mandatuar me krijimin e qeverisë së re”. Presidenti deri tani ka përdorur argumentin se koalicioni me partitë shqiptare dhe pranimi i platformës së tyre rrezikojnë shtetin në Maqedoni.

I dërguari gjerman në Shkup, Christian Hellbach, u bë zëri më i fundit që i kërkoi Ivanovit të tërheqë vendimin e tij e të respektojë parimet demokratike. Kreu i shtetit maqedonas shfrytëzoi rastin e 25 vjetorit të komandës së forcave të armatosura për të deklaruar se ushtria është e gatshme të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit.

“Edhe sot, ashtu si përpara një çerek shekulli, përballemi me sfida. Por edhe sot, ashtu si atëherë, kemi ushtrinë e Republikës, e cila do të na mbrojë nga kërcënimet”, ishte komenti i Ivanov.

Jane shtuar ndërkohë shqetësimet se ato që përshkruhen si protesta “patriotike” mund të marrin një kthesë të dhunshme. Disa prej tubuesve të intervistuar nga media rajonale kanë shpërthyer në zemërim vetëm nga përmendja e emrit të Zaevit.

Pranimin e platformës së shqiptarëve nga ana e tij, ata e kanë quajtur të papranueshëm, ndërsa përmbajtjen e platformës e cilësojnë një tradhti.Organizatorët e marshimeve pretendojnë se nuk kanë lidhje me VMRO-DPMNE-në, por fakti mbetet që protestat nisën menjëherë pas thirrjeve të Nikola Gruevskit për “mobilizim” në mbrojtje të vendit.

Prezantimi i programit 

“Qeveria e re do ta ruaj sovranitetin e shtetit. Do të fokusohet për një shtet të së drejtës dhe që sa më shpejtë të futemi në NATO dhe EU. Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë paga më të mira dhe stabilitet politik dhe për këtë shumica e qytetarëve i dhan mbështetje LSDM­së”, kështu deklaroi në konferencën për shtyp lideri i LSDM Zoran Zaev, tregon kështu gazetari i Agjencisë së lajmeve Zhurnal nga selia e LSDM.

“Sot jam këtu që tju them që do jem Kryeministrët i gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa marrë parasysh përkatësisë etnike dhe partiake të qytetarëve. Për mua të gjithë qytetarët do të jenë të njejtë. Vetëm politikan jo serioz i friksojnë qytetarët e vet për të vetmin qëllim që të shpëtojnë lëkurën e tyre. Kjo lojë e Gruevskit dhe Ivanovit vec plasojnë informata të rreme dhe të pasakta me propagandat e tyre mediatike. Të vetmin qëllim këta persona e kanë të krijojnë huti dhe përleshje vetëm e vetëm të mos e dorëzojnë pushtetin në mënyrë të qetë. Ne si LSDM të vetmin qëllim e kemi që tju mundësojmë jetë më të mirë të gjithë qytetarëve dhe të ndjehen të barabartë, Maqedonia do të jetë i gjithë qytetarëve, nuk do të ketë më ndarje”, thekson më tej Zaev në paraqitjen e tij para qytetarëve.

“Do tju mundësojmë secilit qytetarë të jetë i lirë dhe ti gëzon të drejtat e tij në mënyrë të barabartë me gjithë të tjerët. Në 6 muajt e para të qeverisë së re do të fokusohemi që të rrisim pagat e punjonësve dhe të rrisim ekonominë. Nuk do të pasurohen funksionerë në shpinë të qytetarëve. Do tju ndihmojmë edhe bujqëve me subvencione nga më të ndryshme. Do të obligohemi se gjitha komunat do të marrin buxhetin e merituar në mënyrë të barabartë. Qeveria e re do të luftoj shumë rrept korrupcionin dhe krimin dhe gjithë personat e dyshuar do të dalin para drejtësisë. Do ta reformojmë RTVM­në që ajo të punoj në mënyrë të pavarur që qytetarët të informohen në mënyrë të drejtë dhe pa prapavija politike”, kështu në vazhdim të konferencës së tij Zaev.

“Qeveria e re do të fokusohet që totalisht të zbardhi rasti i Kumanovës me çka do të dihet se për çka kanë ardhur ato persona këtu dhe kush i ka organizuar. Qeveria e re do të zbaton politikë ku Maqedonia do të jetë një shtet qytetarë i të gjithë etniteteve. Gjuha shqipe do të jetë e zgjeruar në disa institucione në të kushtetutës së Maqedonisë me çka qytetarët shqiptarë të mund të komunikojnë më lehtë, por jo vetëm shqiptarët por edhe etnitetet tjera. Nëse një qytetarë fol gjuhën e tij amtare, me këtë fiton Maqedonia si një shtet multietnik dhe multikulturorë”, thekson kështu lideri i LSDM Zoran Zaev.

Ai shton se do të ketë ligj për avancim të ligjit për gjuhën shqipe që qytetarët të komunikojnë më lehtë me institucionet. Maqedonia do të shtet i të gjithë qytetarëve. Do të përkrahim politikat e gjuhës. Qeveria e re do të propozojë ligj për gjuhën shqipe për zgjerim të përdorimit në institucione, ku do t’u mundësojë shqiptarëve që të komunikojnë më lehtë me institucionet. Atje ku ka 20% të qytetarëve, aty do të ketë gjuhë tjetër shtesë zyrtare, pra turqisht ku ka turq, rome ku ka romë.

ma.me

Next Post
Vorë/ Shkrumbohet banesa e shtetasit turk, nuk ka të lënduar

Zjarri në Shkodër/ Vajza: Si mu dogj i gjallë babai brenda shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In