• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAQEDONI/ Zaev: Nuk përjashtohet një kandidat konsensual për President

by Java News
08/02/2019 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ende nuk e ka qëndrimin e saj definitiv nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse dilema është nëse do të shkohet në mandat të dytë ose duhet fokusuar në eurointegrime dhe marrje të datës për bisedimet inkuadruese me BE-në, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisl dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev.

“Dilema për atë nëse do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare është mes dy opsioneve – nëse do të përcaktohemi për një mandat të plotë të ri që është tërheqës për politikanët, që të mund të porosisim efekte ekonomike, efekte të reformave dhe përmirësim të jetesës së përgjithshme ose të arrihet interesi i shtetit kundrejt partive, e ajo është që të mos japim kurrfarë justifikimi të vendeve anëtare, të cilët një pjesë e tyre në përgjithësi janë kundër zgjerimit, ndërsa Maqedonia pret vendim pozitiv në samitin e BE-së në qershor, ku besoj se Komisioni Evropian i cili është në fund të mandatit të tij dëshiron të lë trashëgimi të veten. Maqedonia shëndritë në pjesën e zgjidhjes politike të çështjeve të hapura bilaterale dhe jemi shembull edhe për Evropën edhe për mbarë mbarë botën. Në pjesën e reformave jemi komplet të suksesshëm”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën për nefrologji së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se beson që Parlamenti përmes dialogut do të vazhdojë në mënyrë konsensuale t’i marrë vendimet e tij, siç përfundoi, siç tha, edhe procesi për zgjedhje të antikorrupsionit, ku u votua me konsensus. Po ashtu, sipas tij, reformat gjyqësore në shkurt Parlamenti do t’i sjellë gjithashtu me konsensus, si dhe ligjet e reja për reformat në DSK, në administratë.

Zaevi theksoi se implementimi do të jetë i dukshëm deri më 26 qershor, kur duhet të mbahet samiti i BE-së ku pret vendim pozitiv për Maqedoninë dhe hapjen e kapitullit.

“Ky është shkaku që mbizotëron në përgjegjësinë e marrjes së vendimeve. Debati demokratik është i zhvilluar, mirëpo nëse kryetari i partisë e tregon qëndrimin e tij do ta heshtë debatin brenda”, thotë Zaev.

Ai shtoi se këto ditë bisedojnë edhe me partnerin e koalicionit, me parti politike të cilat janë jashtë koalicionit, parti që nuk janë parlamentare… Konsultojnë, siç thotë, shumë shoqata të rëndësishme të qytetarëve, bëjnë anketa dhe analiza dhe në raport me gjetjen e kandidatit më të mirë për zgjedhje presidenciale.

Ai i ftoi BDI-në dhe Besën e Gashit dhe Besën e Kasamit dhe partitë tjera më të vogla që të kyçen në këtë.

“Në zgjedhjet lokale kemi bërë kërcim kuantik, qytetarët votuan për personalitet, jo shqiptarë për shqiptarë, maqedonas për maqedonas… Votuam për personalitet. Mund të bëjmë edhe një kërcim. Nëse gjejmë zgjidhje cilësore, ia vlen që ta bëjmë këtë. Ndoshta do të kemi sukses ndoshta jo, por ia vlen të japim shansë. Deri më 21 parashtrohen kandidaturat. Kemi mjaft kohë që me kohë të analizojmë…Duhet t’i kushtojmë vëmendje të dinjitetshme, për shkak se presidenti i shtetit është funksion shumë i rëndësishëm në vend”, tha Zaev.

Lidhur me deklaratën e BDI-së se nuk do të mbështesin kandidat për president të dalë nga kongresi i LSDM-së, Zaev tha se kandidatin do ta kërkojnë së bashku përmes analizës së përbashkët.

Zaev theksoi se do të ishte kandidat i mirë konsunsual duke i shikuar anketat, por nuk do të kandidohet për shkak se ka, thotë përgjegjësi ta bëjë atë që e ka premtuar, ndërsa ndjehet edhe i ri për president.

/a.meta

Next Post
Ndërron jetë aktori i njohur Albert Finney, 5 herë i nominuar për çmim ‘Oscar’

Ndërron jetë aktori i njohur Albert Finney, 5 herë i nominuar për çmim 'Oscar'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping: Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

Xi Jinping: Vendet e BRICS duhet të mbajnë një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme

September 12, 2026
Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

September 12, 2026
Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

September 12, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky i kërkon Trumpit goditje të fortë ndaj Rusisë: Çfarë po presim?

September 12, 2026
A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

September 12, 2026
Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

September 12, 2026
Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

September 12, 2026
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

September 12, 2026
Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

September 12, 2026
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com