“Aleanca për Shqiptarët nuk mbetet në qeveri”.
Kështu ka deklaruar në intervistën e fundit kryeministri Zoran Zaev.
“Nuk mbetet sepse propozimet për ministra tashmë kanë shkuar në parlament”, ka thënë Zaev, duke u shprehur se vazhdon të mbetet i hapur për bashkëpunim me partinë e Selës, edhe pse ky i fundit ishte i vendosur në takimin e fundit, duke deklaruar se nuk do të pranojë asnjë ofertë tjetër dhe nuk mendon për bashkëpunim në atë që ai insiston.
ASH nuk merr kështu ministrinë e Shëndetësisë, pasi propozimet për ministra kanë shkuar për miratim në parlament, dhe ministër i ri do jetë neurokirurgu Venko Filipce.
“Zgjedhja bëhet për individ e jo për parti, më vjen keq për shkak Selës sepse ai ishte krah për krah me mua në parlament dhe krahas asaj sa kanë zgjatur bisedimet por nuk kemi arritur zgjidhje të përbashkët, shpresojmë që edhe më tej do kemi ndonjë bashkëpunim jo vetëm me ASH por edhe me parti tjera” ka thënë Zaev.