Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat e kabinetit të tij ndodhen në Maqedoninë e Veriut për një mbledhje të përbashkët ku dhe u firmosën një sërë marrëveshjesh.
Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje.
Me anë të një statusi në Facebook, Dalipi ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.
Postimi i plotë:
“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”.
g.kosovari