• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Maqedoni, tekste fyese për shqiptarët edhe në vitin e ri shkollor

by
29/08/2015 06:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e poshtërimit të shqiptarëve nëpër tekstet shkollore në Maqedoni nuk do të marrë fund as këtë vit.

Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme edhe në vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, do të mësojnë prej librave me përmbajtje ofenduese për shqiptarët. Këtë e ka pranuar vet ministri i Arsimit në Shkup, Abdilaqim Ademi, sipas të cilit tërheqja dhe zëvendësimi i teksteve skandaloze nuk është proces i lehtë.

“Përpilimi i një teksti shkollor është problematik, veçanërisht tekstet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, kulturën e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni. Dhe një pjesë, bukur e mirë e këtij aktiviteti duhet t’u lihet vetë institucioneve jo arsimore, por shkencore, veçanërisht historianëve që janë më kompetent për këto çështje”, shprehet Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit në Maqedoni.

Ademi, më tej ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit është në koordinim me studiues nga Shkupi, Prishtina e Tirana dhe ka ndërmarrë një nismë për hartimin e teksteve të reja që nuk do të jenë kontestuese. Megjithatë, kjo iniciativë ende nuk ka dhënë asnjë rezultat

“Në e kemi filluar një projekt me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, me Institutin e Tiranës dhe Prishtinës, me qëllim të ngritjes së një baze të mirë për përpilimin e teksteve të historisë që nuk do të jenë kontestuese dhe provokuese në disa aspekte”, thotë ministri i Arsimit në Maqedoni.

Përveç teksteve të shumta ofenduese, këtë vit tendenca poshtëruese për shqiptarët pati edhe në pyetjet e të ashtuquajturit “testim ekstern”, që e zbaton Ministria e Arsimit në shkollat fillore dhe të mesme për të kontrolluar njohuritë e nxënësve./Top Channel/

Next Post

Konfirmohen garuesit për "Dancing with the stars"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com