• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAQEDONI/ SHBA mesazh të fortë ndaj Ivanovit dhe Gruevskit: Respektoni ligjin

by Java News
10/03/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA-ja si partner strategjik dhe vend mik i Maqedonisë ka kërkuar nga presidenti Gjorgje Ivanov që ta rishqyrtojë vendimin e tij për mosdhënien e mandatit partisë që ka shumicën në Kuvend, ndërsa shteteve fqinje u është kërkuar që të tregohen të përmbajtur dhe konstruktiv në krizën politike.

Kejt Bërns, ushtrues detyre ambasador i SHBA-së në OSBE në Vienë, sot tha se SHBA-ja është e zhgënjyer nga vendimi i Ivanovit i cili ka refuzuar që t’ua jep mandatin partive që kanë shumicë të qartë parlamentare, për të formuar Qeveri.

“Ne besojmë se kjo është në kundërshtim me përkushtimin e OSBE-së, me principet themelore të demokracisë dhe sundimit të së drejtës, si principe themelore të organizatës (OSBE-së)”, tha Bërns, transmeton Ina.

“Si partner strategjik të Maqedonisë dhe me respektin e plotë të sovranitetit dhe integritetit të saj, e inkurajojmë presidentin Ivanov ta rishqyrtojë vendimin e tij”, ka thënë Bërns dhe u ka bërë thirrje “Qeverisë, liderëve politik dhe partive që të përmbahen nga sulmet ndaj organizatave të shoqërisë civile dhe të ndihmojnë që të sigurohen kushte dhe mbështetje për votat e pavarura dhe institucionet ta kryejnë punën e tyre”.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje fqinjëve të Maqedonisë të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv në këtë moment të ndjeshmërisë së rritur politike në vend”, tha Bërns.

SHBA u bëri thirrje të gjitha palëve që në rend të parë t’i vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë bashkërisht dhe tërësisht t’i përmbushin detyrimet nga marrëveshja e Përzhinos.

“Zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm përmes respektimit të ligjeve në Republikën e Maqedonisë dhe detyrimeve ndërkombëtare, dhe përmes respektimit të vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes proceseve demokratike, duke përfshirë rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, dhe në frymën e përfshirjes dhe bashkëpunimit ndëretnik”, tha Kejt Bërns, ambasador i SHBA-së në OSBE.

ma.me

Next Post
KLD hap garën për 5 vende vakante në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë

ONM zbarkon në ILDKPKI e KLD, në sitë vetëdeklarimet dhe gjithë dokumentacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In