• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni, qeveria dorëzon ndryshimet kushtetuese në Kuvend

by Java News
08/10/2018 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ne Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për inicimin e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në konstatimin e Qeverisë, theksi vendoset në 4 ndryshime thelbësore në nenet ku thuhet Republika e Maqedonisë shtohet “e Veriut”, ndryshimin e preambulës dhe përforcimin e vendimeve të KAÇKM-së apo ASNOMIT, përcaktimi i qartë i kufijve të Maqedonisë dhe angazhimi i shtetit për qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë. Nga organi ekzekutiv nuk bëjnë të ditur se sa nene konkretisht do të ndryshohen pasi që kjo do të vërtetohet gjatë procedurës së ndryshimeve kushtetuese. Qeveria nuk konfirmon nëse është siguruar shumica e nevojshme prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve.

“Këtë do ta shohim pas debatit në Komisionin amë dhe më pas në seancë plenarë kur do të votohet. Për të filluar procedura nevojiten 2/3 e votave. Presim që deputetët në Kuvend do ta përcjellin zërin e qytetarëve, atë që u tha më 30 shtator, këtë që ne sot po e fillojmë, atë që është interes strategjik i Maqedonisë Sot fillon procesi. Dokumenti shkon në Kuvend. Presim që nga nesër do të fillojnë me punë deputetë dhe do të prononcohen”- deklaroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Menjëherë pas vendimit të kabinetit Qeveritar, ligjvënësi ka arritur në adresën e Qeverisë për të marrë propozimin me qëllim thirrjen e Komisionit për çështje Kushtetuese, si komision amë për ndryshime. Jo zyrtarisht, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili udhëheq seancat e Komisionit për çështje Kushtetuese pritet që nesër të thirr seancë komisioni. Debati në komisionin amë zgjatë deri në 10 ditë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenska nuk konfirmoi nëse shumica është siguruar duke theksuar se bëhet fjalë për shans historik dhe se deputetë opozitarë duhet rreshtuar në sjelljen e këtij vendimi. VMRO-DPMNE-ja nuk komenton vendimin e Qeverisë, duke akuzuar organin ekzekutiv për ikje nga vendimi i qytetarëve sipas tyre kundër marrëveshjes me Greqinë.

“Çfarë nëse Zoran Zaev heq dorë nga marrëveshja ashtu siç duhet të ndodhte nëse dëgjon zërin e qytetarëve i cili ishte i qartë në referendumin e 30 shtatorit. Mendoj se kjo do të ishte çështja kryesore. Qëndrimi i deputetëve është i qartë, qëndrimi i partisë është i qartë dhe qëndrimi i qytetarëve është i qartë. Kjo marrëveshje nuk kaloi në referendum. Ishte e vendosur para qytetarëve që të shprehen nëse janë për ose kundër dhe jo para institucioneve. Qytetarët nuk u pajtuan, nuk u plotësua cenuesi, nuk kishte vullnet të qytetarëve dhe kjo punë është e kryer. Secili veprim i mëtutjeshëm për zbatimin e kësaj marrëveshje është thyerje e vullnetit të qytetarëve që ishte i qartë në referendum”- pohoi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Pas kalimit të filtrit të parë në Komisionin për çështje Kushtetuese, propozimi dërgohet në seancë plenare. Në këtë pikë nevojiten 2/3 e votave për hapjen e procedurës për ndryshime kushtetuese ashtu siç parashikon rregullorja. Faza e dytë është ajo e parashtrimit të amendamenteve ku për çdo amendament votohet veçmas me shumicë votash. Pas kësaj fillon faza e ndryshimeve në preambulë ku ndryshime miratohen me 2/3 e votave dhe me shumicë votash nga numri i deputetëve që përbëjnë etnitë pakicë në Maqedoni. Faza e fundit është miratimi i ndryshimeve kushtetuese ku edhe në këtë fazë vije në shprehje votimi me 2/3 e votave. Në rast se procedura shkon sipas rregullores, ndryshime kushtetuese pritet të rrumbullakohen për 106-110 ditë punë në ligjvënës, njofton Alsat M.

ma.me

Next Post
Gati nxjerrja e përgjimeve të reja, pse distancohet PD nga publikimi këtë herë?

Çmontimi i “Babales”, Ervin Salianji: Po përballem me mafian, rrezikohem fizikisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

Incidenti në Zvërnec, eurodeputetja greke kërkon largimin e ambasadores shqiptare në Athinë

June 3, 2026

Aksident masiv në Francë, kamioni del jashtë kontrollit dhe përplaset me 23 automjete, 37 të plagosur

June 3, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Zvërneci që po dridhka Greqinë

June 3, 2026
Analisti Serwer: Vetëvendosja e Lista Serbe po tregohen anti- kushtetuese

“Siguria dhe ekonomia, prioritet i SHBA në Shqipëri!” Serwer: Ja sinjalet nga ambasadori i ri

June 3, 2026
Rubio: Plani i Trump nuk parashikon kontroll 70% të Gazës nga Izraeli, por qeverisjen nga një autoritet që nuk është Hamasi

Rubio: Plani i Trump nuk parashikon kontroll 70% të Gazës nga Izraeli, por qeverisjen nga një autoritet që nuk është Hamasi

June 3, 2026
Antonio Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë dhe Ramës për anëtarësimin e vendit në BE!

Antonio Costa pas vizitës në Tiranë: Përshëndes përpjekjet e Shqipërisë dhe Ramës për anëtarësimin e vendit në BE!

June 3, 2026
Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa

June 3, 2026
Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In