• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni/ Prokuroria Speciale e pamëshirë me zyrtarët e korruptuar

by Java News
14/10/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka nisur edhe një hetim të ri për shpërdorim të detyrës zyrtare nga ish zyrtarët e mëparshëm.Për pastrim parash dhe dëmtim të buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro, po hetohen ish kryeministri Lubco Georgievski, së bashku me 9 ish zyrtarë të tjerë ku bënë pjesë edhe ish kryeministri tjetër Nikolla Gruevski, i cili në atë kohë ishte ministër i financave, raporton rel.

Bëhet fjalë për vitin 2001 kur të dyshuarit janë përfshirë në privatizimin e Bankës Postare.

Ish kryeministri Georgievski ka hedhur poshtë pretendimet e Speciales duke theksuar se nuk njeh asnjë nga të dyshuarit e tjerë dhe se pretendimet bazohen në një bisedë telefonike, por se njëri nga pjesëmarrësit në këtë bisedë ka ndryshuar të paktën tre herë deklaratën në Prokurori. Georgievski mund të mos paditet pasi vepra konsiderohet si e vjetruar.

Ndërkohë, ish kryeministri tjetër, Nikolla Gruevski ka ironizuar hetimin e ri duke thënë se “nëse nuk e përmend emrin tim, Prokuroria Speciale nuk e sheh si mjaft tërheqëse lëndën që e punon”.

Partia VMRO-DPMNE, lider i së cilës në vitin 2001 ishte Ljubço Georgievski dhe Nikolla Gruevski ministër i Financave, hetimin e prokurorisë e quajti “përndjekje politike”. Sipas opozitës, qeveria përmes prokurorisë speciale merret me rastet e para 15 vjetëve, ndërsa hesht para dyshimet për krime të qeverisë aktuale.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndaj të cilit po ashtu kanë nisur hetime për keqpërdorim të detyrës kush ishte ministër i shëndetësisë në qeverisjen e BDI-në me VMRO-së ka dorëzuar në prokurori fakte me të cilat siç tha “dëshmohet pafajësia e tij”.

“Sipas meje, ky rast është qartësuar dhe së shpejti pres edhe të mbyllet. Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë speciale, mora sigurinë dhe qasjen pozitive se materialet e marra paraqesin kontribut të rëndësishëm për hetimin, dhe fitova bindjen se, në një afat të përshtatshëm kohor, hetimi do të rrumbullakohet, me çka, unë jam i bindur se do të konfirmohet, se nuk ka asnjë punë të paligjshme, dhe se kjo do të ndihmojë që përfundimisht të ndërpriten të gjitha spekulimet që u shfaqën në publik, që para se të fillonte hetimi”, ka deklaruar ai.

Osmani po hetohet për keqpërdorim në rastin e një tenderi për investimet në spitalet e vendit. Sipas Prokurorisë Speciale Publike, në këtë rast, por edhe në pesë të tjera të akuzuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 80 milionë euro. (Tema)

 

Next Post
Saga vazhdon/Përgjime të reja nga PD për Alizotin: ‘Do ta zgjidhesh ti apo shefi’

Saga vazhdon/Përgjime të reja nga PD për Alizotin: ‘Do ta zgjidhesh ti apo shefi’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In