• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAQEDONI/ Presidenti Ivanov: Telefonata e Ramës prishi paktin Ahmeti-Gruevski

by Java News
16/04/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka zbardhur prishjen e marrëveshjes së arritur mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Ivanov thotë se koalicioni mes VMRO DPMNE dhe BDI u shkatërrua në momentin e fundit nga një bisedë telefonike mes Edi Ramës dhe Ali Ahmetit.

“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që e kanë bërë të gjithë paraardhësit e mi e kanë bërë, të jepet mandati për formimin e Qeverisë. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të merret vesh me shqiptarët, në afatin e parashikuar prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës. Të jem më preciz, koalicioni ishte dakordësuar. Por në momentin e fundit kishte një telefonat dhe koalicioni nuk u bë”, ka thënë Ivanov. George Ivanov megjithatë insiston se, e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, me një goditje shkatërroi Marrëveshjen e Përzhinës dhe thelloi krizën në vend. Për Ivanovin fajtorë janë Edi Rama, Brukseli dhe Uashingtoni. “BE-ja dhe Amerika u kyçën për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza, mirëpo ata nuk i dënuan shkaktarët e kësaj krize e që janë Edi Rama me politikanët shqiptarë. Sot jemi në krizë institucionale e shkaktuar prej Platformës së Tiranës, diçka që nuk ka lidhje me Marrëveshjen e Përzhinos”, theksoi Ivanov.

Presidenti madje ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet. Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. “Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do ti hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara”, kërcënoi Ivanov. Ivanov ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime. Tetova.al

Next Post
VIDEO/ Përmbytjet në Iran, dhjetra viktima. Ura, rrugë e shtëpi të rrënuara

VIDEO/ Përmbytjet në Iran, dhjetra viktima. Ura, rrugë e shtëpi të rrënuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In