• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Maqedoni, policia kontroll në banesat e shqiptarëve

by
26/04/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia maqedonase ka ndërmarrë një aksion të gjerë në zonat e banuara nga komuniteti shqiptar. Siç bëjnë të ditur mediat maqedonase forca të shumta policie dhe blinda kanë zbarkuar në fshatin Malinë, ndërsa kanë nisur kontrollë në çdo shtëpi të shqiptarëve.

Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë për rreth 500 efektivë policie. Kreu i Komunës së Malinës konfirmoi gjendjen kaotike që është shkaktuar me prezencën e madhe të forcave policore dhe ushtarake.

“Nga ora 3 e mëngjesit kanë ardhur rreth 500 policë dhe policë kufitare, dhe pa asnjë arsyetim, kanë filluar të kontrollojnë shtëpi për shtëpi. Me mjete të rënda artilerie, me helikopterë, autoblinda po qëndrojnë në fshat. Në oborrin e çdo shtëpie janë vendosur nga 10-15 policë të veshur me të zeza, njësite speciale dhe të armatosur deri në fyt”, ankohet Saliu. Ai thotë se në mesin e këtij grupi të madh të policëve ka vetëm tre-katër shqiptarë. “Këtu në fshat janë afër 500, por me siguri në mal janë më tepër. Deri tani i kanë bastisur disa shtëpi, në të cilat nuk ka banuar askush. Si duket, deri në darkë do të mbesim të bllokuar në fshat. Presion të madh na kanë krijuar”, u shpreh Saliu.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe banorët e zonës kanë mbetur të çuditur nga ky aksion teksa kërkojnë edhe largimin e policisë.

“Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit i gjith fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët, mirëpo frika është prezente edhe te banorët tjerë” shton ajo.” shprehen banorët.

1_404325680 download (1) download (2) files (1) files (2) files

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Beograd, incidenti: 50 të lënduar, 40 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com