• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MAQEDONI/ Pas deklaratave, partitë shqiptare sulmojnë Presidentin Ivanov

by Java News
16/04/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deklarata e Presidentit maqedonas Ivanov për të përditshmen austriake “VinerCajtung” ku tha se platforma shqiptare është një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në Maqedoni, ka sjellë reagimin e partive shqiptare. Sipas tyre deklarata e Ivanovit është nxitëse dhe nuk kontribuon në marrëdhëniet ndëretnike.
 BDI-ja përgënjeshtroi Ivanovin i cili tha gjithashtu se një bisedë telefonike ka qenë shkaktari i mos-vazhdimit të qeverisjes mes VMRO–BDI. Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit.

“Fillimisht i hedhim poshtë këto pretendime, këto janë shpifje. Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur kemi konstatuar se koalicionimi me VMRO-në nuk i plotëson pritshmërinë tonë për një koalicion në këtë konstalacion. Ashtu që edhe njëherë do t’i hedh poshtë këto shpifje që përdoren në luftën ditore politike edhe nga Ivanovi. Ne mendojmë se partitë politike duhet të reflektojnë, të mbahen në marrëveshjen e nënshkruar në Shkup, të a.q. të Përzhinos, të respektohet dhe të dalim nga kriza sa më shpejt në interes të qytetarëve” – deklaroi Bujar Osmani i BDI, raporton Alsat M.

Edhe nga Lëvizja Besa intervistën e Ivanovit për të përditshmen austriake “VinerCajtung” e vlerësuan si nxitëse që nuk reflekton pozitivisht në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndërsa për telefonatën e supozuar, Ibrahimi tha se nuk është për tu habitur nëse ndodh edhe një telefonatë tjetër e cila do të vazhdonte qeverisjen mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

“Për fat të keq Ivanovi nuk e luan rolin e tij si kryetar i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, por akoma e luan rolin si një militant i VMRO – DPMNE-së. Një moment i rëndësishëm ishte edhe deklarimi i tij për prishjen e koalicionit VMRO – BDI. Ai e shprehu një të vërtetë të gjithë ne e kemi ditur por askush nuk e ka shprehur në mënyrë eksplicite. Ai tha se ata veç ishin marrë vesh për të bashkëpunuar për një qeveri të ardhshme, dhe se ka ndodhur një telefonatë që ka prishur këtë bashkëpunim. Kjo me fjalor tjetër i bie të themi se ata akoma e vazhdojnë lidhjen e tyre dashurore dhe mund të presim një telefonatë tjetër e cila mund ti bashkojë ata përsëri” – deklaroi Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa.

Ndërsa Aleanca për shqiptarët vendosën mos të komentojnë paraqitjen e fundit të kreut të shtetit Ivanov. Sipas Aleancës deklaratat e Ivanovit nuk janë kredibile dhe në çdo paraqitje të tij ai më tepër përkeqëson situatën politike në Maqedoni.

“Deklaratat e Presidentit nuk janë kredibile dhe nuk shkojnë në favor të zgjidhjes së krizës politike…Fatkeqësisht, çdo paraqitje e tij është në shërbim të përkeqësimit të situatës” –thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ivanovi nuk e përjashtoi as mundësinë e arrestimit të liderit opozitar lidhur me sigurimin e bisedave të përgjuara telefonike ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për mos-dënimin e deklaratës së partive politike shqiptare.

Next Post
Fituesit në Universitete më 5 shtator

URDHERI PER MESUESIT/ Nikolla: Asnjë nxënës në fushatë, denonconi presionet politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In