Kryeministri Nikolla Gruevski sot dëshmon pa praninë e mediave për të ashtuquajturat “bomba” që i publikoi opozita dhe që e përfshijnë në një sërë skandalesh korruptive dhe në keqpërdorime të pozitës.
Në deklaratat e dhëna më herët ai ka mohuar përfshirjen në afera korruptive.