• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni–Greqi, ja cilat janë interesat gjeostrategjike që imponojnë zgjidhjen e emrit

by Java News
24/02/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bisedimet për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kanë hyrën në fazën finale, edhe pse ende mbetet e paqartë se cila mund të jetë zgjidhja për këtë problem mbi 27-vjeçar, apo nëse i gjithë procesi mund të dështojë ashtu siç kanë dështuar edhe bisedimet e deritashme që janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, shkruan REL.
Deri tani janë zhvilluar disa takimet të nivelit të larta mes kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe shefave të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, dhe përveç konfirmimit të vijave të kuqe, detaje tjera nuk janë dhënë ndërkohë që procesit pritet t’i japin shtytje edhe përfaqësues të shteteve me ndikim ndërkombëtar.

Pas takimeve të veçanta të dy kryeministrave me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila i inkurajoi për arritjen e zgjidhjes, të dielën në Shkup pritet të arrijë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, si dhe euro-parlamentarët, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se perëndimi si asnjëherë më parë është i interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, jo vetëm për shkak të zhbllokimit të procesit euro-integrues të Maqedonisë, por edhe për shkak të politikave gjeo-strategjike në rajon të BE-së dhe SHBA-së.

“Në planin ndërkombëtar mendoj se strategjia e NATO-s dhe e SHBA-së, që janë partnerët tanë strategjikë, qëndron në atë se duan të mbyllin konceptin e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë rast, Maqedonia shihet si kyçe. Pra, duan të mbyllin problemin rreth integrimit tonë në NATO, por edhe procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe Malit të Zi”.

“Në këtë kontekst, vlerësoj se përputhen interesat e lojtarëve apo strategëve më të mëdhenj në rajon me interesat tona, pra për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rajon. Këtë gjithsesi se e ndihmon edhe ndryshimi që u bë në qeverisjen e vendit, pasi tani SHBA-ja dhe aleatët kanë një partner më të fuqishëm që së bashku me përmirësimin e raporteve me Bullgarinë do të ndihmojnë në raportet mes lindjes dhe perëndimit, apo dobësimit të ndikimit rus në rajon”, thotë Lubomir Fërçkovski, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se palët vazhdojnë bisedimet pavarësisht se në opinion krijohet përshtypja për ngecjen e procesit, por në gjithë këtë procesi ai si vendimtar sheh rolin e diplomacisë perëndimore.

“Si duket kjo lëvizje diplomatike paraqet inkurajimin e fundit për palët për arsye se sensi i gjithë këtij presioni është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe natyrisht se e gjithë kjo duhet të bëhet para korrikut, pasi samiti i NATO-s është më 7 korrik dhe këtu mund të ndodhë anëtarësimi. Si duket në këtë fazë edhe diplomacia e madhe kërkon të ketë rolin dhe suksesin e vet në këtë kontest”, vlerëson Demiri.

I pyetur nëse pala greke mund të taktizojë dhe në momentet e fundit të heqë dorë nga zgjidhja, duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të saj, Demiri thotë se Athina mund të taktizojë me disa kërkesa, mirëpo jo edhe të heqë dorë nga i gjithë procesi. Sipas tij, Greqia nuk ka se çfarë të humbë, ndërsa imazhi i saj nuk është edhe aq favorizues në skenën ndërkombëtare duke marrë parasysh kontestet edhe me vende tjera, si Turqinë, por edhe Shqipërinë si dhe problemet financiare me BE-në.

“Detyrimisht, ajo duhet që në këtë fazë ndaj Maqedonisë të mos zmbrapset, të mos jetë këmbëngulëse. Ka disa zmbrapsje taktike, disa kërkesa që janë në shërbim të negociatave, pra nuk janë kërkesa që mund ta pengojnë procesin”, thekson Demiri.

Ndryshe, nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit, në Maqedoni pritet të arrijë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, në vizitën e parë të një lideri grek, që zbret në Aeroportin e Shkupit pas vendimit të Qeverisë për ndërrimin e emrit “Aleksandri i Madh”.

Next Post
FOTO/ Pritja e Vlahutin, Ruli i hedh dorën në qafë, Bumçi e Islami mënjanohen

Vlahutin analizë para vizitës së Juncer: Shqipëria ka bërë reforma, por ato duhet të bëhen të prekshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

August 26, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

August 26, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

EMRI/ U dhunua barbarisht nga një grup të rinjsh pse po filmonte në Kakome, 46-vjeçari niset për mjekim drejt Janinës! Pësoi fraktura serioze

August 26, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

E rëndë në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët! Policia nis hetimet, dyshimet e para

August 26, 2026
Vendimi i qeverisë, ministrja Koçiu: 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

August 26, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Një vizitë, një buzëqeshje, shumë shtrëngime duarsh… dhe një bilanc që ende mungon!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com