Gjashtëdhjetë për qind e udhëheqjes më të lartë të BDI-së do të kalojnë në partinë më të re “Uniteti” që drejtohet nga ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni.
Kjo do të ndodhë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2016-të, mëson Zhurnal. Kalimet masive do të bëhen në koordinim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Faktori ndërkombëtar, siç thuhet, është i dëshpëruar pasi BDI gjatë 14 viteve të fundit nuk arriti të shkolloj lider të rinj shqiptar në Evropë dhe Amerikë, që sot të ishin si ekspert të gatshëm në fushën e financave, shëndetësisë, transportit, jurisprudencës,kulturës,ekologjisë,arsimit, pushtetit lokal dhe para se gjithash politikan të kalitur në Bruksel dhe Uashington të cilët do t’i drejtonin ministritë dhe drejtoritë shtetërore të Maqedonisë.
Mungesa e një kuadri profesional ka bërë që shqiptarët në Parlament dhe Qeveri të jenë vetëm “kukulla” dhe dorë e zgjatur e partive maqedonase në pushtet.
Për fat të keq, BDI nga vitit 2002 e deri më sot i ngjan një “tomboline fituese”, “ njëherë drejtor dhe ministër, deri në vdekje ministër”. Bashkësia ndërkombëtare më shumë shqetësim e ka monitoruar këtë gjendje te kampi politik shqiptar i cili nuk investuar aspak në formimin e liderëve të rinj, por më tepër ka harxhuar energji në punësime kuantitative që kontrollohen nga “shefa lokal” të cilët aspak nuk ndryshojnë statusin politik dhe ekonomik të shqiptarëve të Maqedonisë. Ndryshe, për ndryshime në BDI,derën i pari e hapi gjenerali Ostreni me garanci të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare për të bërë ndarjen përfundimtare të struktura të kriminalizuara të BDI-së të cilët që nga viti 2002 e këndej në emër të popullit u bënë milioner.
Por dalja në skenë e partisë më të re shqiptare “Uniteti” e themeluar nga ish gjenerali i ish UCK-së së Maqedonisë,Gëzim Ostreni është duke e tronditur kampin politik shqiptar.
http://koha.net/?id=27&l=82327