Trupi i pajetë i një 11-vjeçari që rezultonte i zhdukur është gjetur mëngjesin e sotëm nga banorët.
11-vjeçari Ivan nga Stajkovci ishte zhdukur gjatë përmbytjeve që përfshinë Shkupin dhe rrethinat.
Sipas të dhënave të fundit, atje ku u gjet trupi i 11-vjeçarit po kontrollohet edhe për një foshnje 14 muajshe, e cila gjatë kohës së vërshimeve ka qenë në veturë së bashku me babain e saj. Babai ka arritur që të shpëtojë.
Policia informoi se për momentin nuk kanë informacione për persona tjerë të zhdukur, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të tjerë. Nga përmbytjet që përfshinë Maqedoninë, humbën jetën 25 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
BW/d.i.