Autoritetet e Maqedonisë së Veriut shpëtuan pesë persona nga një varkë me vela në Liqenin e Ohrit, pasi pronari i varkës humbi kontrollin për shkak të stuhisë.
Nga stuhia varka ishte dëmtuar, gjë që e kishte bërë të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Varka me vela u gjet rreth 7000 metra larg bregut, në afërsi të vijës kufitare me Shqipërinë.
Të 5 të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.











