• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni e Veriut: Anulohet manifestimi tradicional i faljes së Fitër Bajramit, qeveria masa të rrepta deri ditën e martë

by Ardit Rada
23/05/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së Bajramit, uroi qytetarët e fesë islame, me dëshirë që festën ta kalojnë me gëzim, shëndet të mirë dhe harmoni me më të afërmit.

“Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërim, dëshiroj që të dëgjohen të gjitha lutjet tuaja dhe te të gjithë besimtarët të mbizotërojë solidariteti, mirëkuptimi dhe ndihma për ata që kanë nevojë për ndihmë. Kjo festë le të na rikujtojë se vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe me respektim të ndërsjellë do të mund t’i mbajmë në jetë vlerat që na bashkojnë dhe na sigurojnë mirëkuptim ndërnjerëzor dhe një të ardhme më të bukur”, thuhet në urimin e presidentit të shtetit.

Qeveria maqedonase vendosi dje që kjo fundjavë të ketë masa të rrepta për lëvizjen e qytetarëve, ku ndalimi do të jetë nga nesër në orën 11:00 deri në orën 05:00 të ditës së martë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme plotësoi vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në gjithë territorin e shtetit me të cilin përcaktohet ndalesë për lëvizje të popullatës dhe automjeteve nga transporti publik duke filluar nga e diela, 24 maj, në orën 11:00 deri të martën më 26 maj në orën 05:00”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Sot, ndalesa për lëvizje mbetet e njëjta si edhe për ditët tjera, nga ora 19:00 deri nesër në orën 05:00.

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të faljes së Fitër Bajramit, miratoi një seri masash që duhen zbatuar në çdo xhami më 24 maj.

”Namazin e Sabahut (lutje e mëngjesit) është vendosur që besimtarët ta bëjnë në shtëpi. Falja e namazit të Fitër Bajramit nuk duhet të jetë më e gjatë se 15 minuta, maksimalisht të shmangen përshëndetjet me kontakte fizike, të anashkalohen vizitat në varreza gjatë Fitër Bajramit, vizitat tradicionale duhet të jenë sa më pak të jetë e mundur, dezinfektimi i xhamive, mbajtja e detyrueshme e maskës, pastrimi i duarve me dezinfektues në hyrje të xhamisë ose mbajtja e dorezave, çdo besimtar duhet të ketë sixhade personale”, thuhet në vendimin e Bashkësisë Fetare Islame.

Për shkak të situatës aktuale me koronavirusin, kjo bashkësi ka anuluar organizimin e manifestimit qendror tradicional të faljes së Fitër Bajramit.

Ndërkohë, Myftiu i Tetovës ka njoftuar se bashkë me kolegët e tij, namazin e Fitër Bajramit do ta falin në Xhaminë Eski Tetovë.

/e.rr

Next Post
Çelet “Trana Film Commission”/ Në fokus promovimi i qytetit, Tirana në garë për të “rrëmbyer” skena të filmave si “La Casa de Papel”

Çelet "Trana Film Commission"/ Në fokus promovimi i qytetit, Tirana në garë për të "rrëmbyer" skena të filmave si "La Casa de Papel"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In