• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedoni e Veriu/ LSDM zgjedh kryetarin e ri, VMRO-DPMNE rizgjedh drejtuesin e saj

by Java News
12/12/2021 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate sot zgjedh kryetarin e saj, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i drejtuesit të partisë dhe i kryeministrit të vendit. Tre kandidatë janë në garë: Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, Frosina Remenski, ish-ministre dhe Jovan Despotovski, drejtor i një agjencie publike.

ë Maqedoninë e Veriut, Lidhja Social Demokrate sot zgjedh kryetarin e saj, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i drejtuesit të partisë dhe i kryeministrit të vendit. Tre kandidatë janë në garë: Dimitar Kovaçevski, aktualisht zëvendës-ministër i Financave, Frosina Remenski, ish-ministre dhe Jovan Despotovski, drejtor i një agjencie publike.

Kovaçevski ka mbështetjen e Zaev dhe të disa zyrtarëve të lartë social-demokratë për ta marrë drejtimin e partisë. Të gjithë anëtarët e kësaj partie, që janë mbi 50 mijë, kanë të drejtë vote. Këto janë zgjedhjet e brendshme direkte që mbahen për herë të dytë për zgedhjen e drejtuesit të partisë. Më parë, kryetari zgjidhej në kongres. Votimi u mbajt nëpër 194 qendra të organizatave komunale të partisë në të gjithë shtetin dhe zgjati nga ora 8 deri në orën 19. Drejtuesi i ri social-demokrat pritet të marrë edhe mandatin për formimin e qeverisë së re, përkatësisht të një riformatimi të pritshëm të kabinetit, ku krahas Lidhjes Social Demokrate me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Partisë Demokratike Shqiptare, do të përfshihet edhe partia Alternativa.

Kryeministri në largim Zoran Zaev menjëherë pas rezultateve të balotazhit të zgjedheve lokale më 31 tetor paralajmëroi se dorëhiqet nga posti i kryetarit të partisë dhe i kryeministrit për shkak të humbjes së thellë në këto zgjedhje. Ai, megjithatë dorëheqjen nuk e zyrtarizoi në parlament, ku për rrjedhojë pati një mocion mosbesimi nga opozita, por që rezultoi pa sukses.

Zaev qëndroi për tetë vjet në krye të partisë.

Ndërkohë, partia tjetër më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE e opozitës po sot në Kongresin e 17 të saj rizgjodhi kryetarin aktual, Hristijan Mickovski për një mandat të dytë si kryetar. Ai ishte kandidati i vetëm për këtë post. 489 vota nga 493 delegatët e pranishëm në Kongres votuan për rizgjedhjen e Mickovski.

Hristijan Mickovski duke folur para delegatëve theksoi nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, teksa tha se “populli me padurim pret të dëgjojë për vendime për ndryshime, për një vizion që nuk do të shndërrohet në gënjeshtër dhe për një qasje ndryshe në politikë”.

Ai shtoi se partia e tij do të sjellë ndryshime. “Ne, tha ai, jemi opsioni të cilit populli dëshiron t’i besojë dhe duhet të bëjmë ç’mos që (populli) të mbështetet tek ne.” Partia ka paralajmëruar një doktrinë të re; ndryshime të zyrtarëve të saj dhe mbikqyrjen e veprimtarisë financiare të vetë partisë.

Shqiptarja.com

Next Post
Berisha e shkarkoi në Kuvendin e tij ditën e djeshme, ‘hakmerret’ Basha, mbledh Këshillin Kombëtar

Basha publikon rezolutën: Më 18 dhjetor do zgjedhim të ardhmen, për ta shndërruar PD në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

December 29, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com