• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Maqedoni: A po tregohet sinqeritet për dalje nga kriza?

by
20/05/2015 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bisedave dhjetë orëshe ku kanë qenë të pranishëm si ndërmjetës tre deputetet e Parlamenitit Evropian – Iwo Weigel, Eduard Kukan dhe Richard Howitt, ku merr pjesë edhe komisari i BE-s për zgjerim Johannes Hahn, është lëshuar një kumtesë në të cilën theksohet se diskutimi ka qenë i sinqertë. Është përshendetur angazhimi i liderëve maqedonas për të punuar arritjen e marveshjes në interes të të gjithë qytetarëve të vendit. “Liderët e dy partive maqedonase konfirmuan përcaktimin e tyre për integrimin e vendit në BE dhe parimet demokratike dhe u pajtuan se në vend të parë duhet të jenë interesat e shtetit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga tre eurodeputetët e Parlamentit Evropian. Të gjitha palët që biseduan në Strazburg u pajtuan se është e rëndësishme që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi i mbajtur në Strazburg ka qenë i mbyllur për mediat dhe nga liderët maqedonas nuk është dhënë asnjë deklaratë publike.

Maksuti: Ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë për qeveri teknike

Analistët politikë në Maqedoni thonë se mbajtja e bisedmieve paralele në Shkup dhe Stazburg është një dëshmi e qartë se ndërkombtarët dhe BE po marin rolin e fuqishëm për ta zgjidhur situatën e rëndë politike dhe krizën në të cilën ka hyrë Maqedonia. Analisti Mersim Maksuti vlerëson, se edhe pse nga bisedimet në Strazburg nuk ka ndonjë rezultat konkret vlen për t’u theksuar serioziteti i qasjes së ndërkombtarëve që tregon hapur se tanimë Maqedonia është bërë top temë dhe agjendë numër një për ndërkombtarët. “Bisedimet që kanë filluar në Strazburg duhet të ndihmojnë në krijimin e kushteteve për formimin e qeverisë teknike, e cila do të ndihmonte për daljen e vendit nga kriza. Situata nuk lejon që bisedimet të zvhillohen me intesitet të ngadalshëm, Maqednosë i duhet një zgjidhje shumë e shpejtë”, thotë Maksuti. Gjithnjë sipas tij, në Maqedoni ështe rezikuar funksionimi i demokracisë, i shtetit juridik dhe janë cënuar vlerat e demokracisë. “Nuk është në pikëpyetje vetëm demokracia mbi të gjitha në pikëpyetje është paqja në vend e në veçanti paqja në rajon. Duke u nisur nga serioziteti i çështjes kërkohet një ndërhyrje e fuqishme e SHBA-së dhe BE-së”, thekson prof. Mersim Maksuti.

Dy botë të ndara

Për ekspertin e mardhënieve ndërkombëtare prof. Denko Malevski fakti që në takimin e Strazburgut ka qenë prezent edhe komisari Johannes Hahn, do të thotë se është ngritur niveli i alarmit për zgjidhjen e problemit serioz në Maqedoni. Kemi dy botë, njëra është bota e diplomacisë evropiane, e cila insiston në dialog dhe dalje nga kriza përmes bisedimeve. “ Nga ana tjetër është bota e jonë, e ndrajeve të thella e cila refuzon çdo lloj bisedimesh, në të cilat do të flitej për përmbajtjen e aferës së përgjimeve para se ajo të ketë një epilog gjyqësor, për të cilën opozita ka dyshim se do të stërzgjatet dhe do të jetë e njëanshme”, thotë Malevski.

Në këtë botë të ndarjeve të thella dhe mosbesimit të skajshëm, të gjitha skenarët janë të mundshëm, ku nuk duhet përjashtuar as mundesia që Gruevski dhe Zaev të ofrojnë dorehqejet e tyre nga funksionet të cilat i kanë. “ Për faktorin ndërkombtar, këtu e kam fjalën për SHBA dhe BE, në këtë periudhë është më e rëndëshime që të mos nxitet dhunë, por të gjendet zgjidhje paqësore për problemin”, vlerëson Malevski.

Analisti Ibrahim Mehmeti thekson, se bisedimet në Strazburg kenë efekt më të madh se ato që zhvillohen në Shkup. Sipas tij hapi i ardhshëm i BE-s do të jetë emërtimi i një personaliteti autoritativ, i cili do të ulet mes Gruevskit dhe Zaeit për të lehtësuar procesin e vendimmarrjes. “Zgjidhjet duhet të gjenden brenda shtetit, por është e qartë se kjo nuk ndodh dhe në një situatë të tillë hapi i ardhshëm mund të jetë emërimi i një personaliteti me autoritet nga BE, që do të jetë i ingranuar në procesin e vendimmarrjes. Duket se është e domosdoshme një ndërhyrje më direkte e faktorit ndërkombëtar”, vlerson Ibrahim Mehmeti.

Porosi dhe apele për zgjidhjen e krizës politike në vazhdimsi po vijnë edhe nga NATO dhe Departamenti Amerkikan i Shtetit. “Me rëndësi është të shmanget dhuna e re, të jemi të sigurtë se instuticionet demokratike janë të zhvilluara, ndërsa të zbatohet sundimi i së drejtës në tërësi” , ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirje pozitës dhe opozitës që të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike. Pushteti duhet të bëjë progres dhe të përgjigjet ndaj akuzave të opozitës për keqpërdorimet që dalin nga afera e pergjimeve, ndërsa opozitës i bëhet thirje që të kthehet në parlament.

DW

Next Post

Doda kërkon interpelancë me ministrin Bushati për Kumanovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In