• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doda kërkon interpelancë me ministrin Bushati për Kumanovën

by
20/05/2015 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Mesila Doda, shquhet për aktivizmin e saj në jetën aktive politike. Sot ajo ka depozituar në Parlament një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Punëve të Jashtmë, Ditmir Bushati, mbi ngjarjet në Kumanovë.

Doda shprehet se  kjo shërben për të parë gjendjen reale dhe përgjegjësitë e shtetit shqiptar në këtë histori.

Më poshtë postimi i plotë o zonjës Doda në facebook:

“Prej mengjezit te djeshem kam depozituar ne Parlamentin e Shqiperise kerkesen per interpelance me Ministrin e Jashtem, z.Ditmir Bushati per çeshtjen e Maqedonise, gjendjen reale dhe pergjegjesite e shtetit shqiptar per gjendjen e bashkekombasve te tij. Shpresoj qe kjo interpelance te zhvillohet sa me shpejt dhe te kemi mundesi te sjellim nje tablo reale te situates, detyrimeve tona dhe zgjidhjeve. Me poshte teksti:

Kërkesë për interpelancë me ministrin e jashtëm zotin Ditmir Bushati

Nisur nga zhvillimet tragjike të ndodhura ditët e fundit në Maqedoni, dhe nga gjendja në të cilën ndodhet respektimi i të drejtave të njeriut nga shteti maqedonas per popullsinë shqiptare, kërkoj interpelancë me ministrin e jashtëm zotin Ditmir Bushati, për të sqaruar Parlamentin e Shqipërise dhe opinionin publik mbi çështjet e mëposhtme:

Cila është situata e sotme në Maqedoni në pikëpamje të sigurisë, të rrezikut të shpërthimeve të konfliktit ndëretnik, apo përplasjeve midis palëve politike atje?

Cila është strategjia e veprimit të shtetit shqiptar i gjendur midis dy detyrimeve, njerit kombëtar dhe tjetrit për shkak të përkatësisë në Aleancën perëndimore të shteteve-atij mbrojtjen dhe përparimin e korpusit të lirive dhe të drejtave të popullit shqiptar atje dhe për ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë?

A ka patur lëvizje të trupave ushtarake maqedonase dhe shtim përgjatë kufrit me Shqipërinë? Nëse po, cilat janë masat e marrë nga shteti shqiptar?

A është rrespektuar marrëveshja e Ohrit? Cili ka qenë implementimi praktik dhe juridik i akteve të kësaj marrëveshje? Cila është situata e arsimimit, politikave të punësimit dhe nevojës së kujdesit shëndetsor për popllsinë shqiptare në Maqedoni? Si dhe sa janë respektuar të drejtat e njeriut në popullsinë shqiptare, shtetase të Maqedonisë?

Cili është roli i deritanishëm i shtetit shqiptar në respekt të detyrimit kushtetues për të përkrahur popullsinë shqiptare kudo ku ajo ndodhet? Cilat janë hapat e mëtejshme që parashikoni të ndërmerrni në rast degjenerimi te situatës?

A ka gjasa për një revolucion të butë atje? Cila është qasja e Republikës së Shqipërisë ndaj faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile atje që mund ta realizojnë këtë revolucion?

A keni vendosur ju kontakte me të gjithë palët politike atje? Cili është pozicioni i tyre ndaj faktorit shqiptar dhe shtetit civil në Maqedoni?

A nuk mendoni se ka ardhur koha të ndryshohet sjellja e shtetit shqiptar ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoni, duke hequr dorë nga paternalizmi me ngjyrim partiak, dhe të kemi qasje më përbashkuese e cila i favorizon rritjen e këtij faktori, lejon qarkullimin e elitave dhe hyrjen e faktorëve të tjerë të rinj, më përparimtarë?”, shkruan Doda.

Next Post

Foto Lajm – Elhaida dykrenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com