• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Maqedoni, konflikt me armë me policinë, të paktën 5 të vrarë

by
09/05/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Update) Një vajzë 8-vjeçare, prindi i saj dhe tre persona të moshuar kanë mbetur të vrarë gjatë aksionit policor në lagjen e “Trimave” në Kumanovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat citojnë banorë të kësaj lagje.

Sipas tyre banorët e vrarë janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë. Po ashtu ata shprehet se bëhet fjalë për anëtarë të një familje që jeton afër ambulancës shtetërore në këtë lagje.

Nga ana tjetër, raportohet për të vdekur edhe në radhët e policisë. Sipas portalit maqedonas “Plusinfo” bëhet e ditur për policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërsa deri tani mësohet për 15 të plagosur që janë dërguar në Klinikën e Shkupit dhe se një pjesë e tyre thuhet se ja civilë dhe policë.

Po ashtu policia ka arrestuar edhe disa persona ne lagjen e “Trimave” ne Kumanove.

Megjithatë nga ana e autoriteteve maqedonase nuk ka konfirmim zyrtar, ndërsa situata vijon të mbetet mjaft e tensionuar.

download (1)

Maqedoni, 70 të armatosur përleshje me policinë, 5 të plagosur

Një përleshje e fuqishme të shtënash me armë mes forcave të policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur ka krijuar një situatë mjaft të tensionuar në lagjen e “Trimave” në Kumanovë, zonë e banuar kryesisht me shqiptare.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase sipas të cilave përleshja e ashpër ka ndodhur rreth 05:00 të mëngjesit të së shtunës, ku dyshohet se janë rreth 70 persona të cilët kanë qëlluar me armë. Po ashtu nënvizohet fakti se si pasojë e të shtënave 5 efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake të armatosurit dyshohet të jenë shqiptarë, por mbetet ende i paqartë qëllimi i këtij konflikti të armatosur.

Megjithatë nga ana e analistëve vendas nuk përjashtohet mundësia se ky konflikt bëhet për të hequr vëmendjen më ate se cfarë po ndodh në politikën e tensuar të Maqedonise, pas “bombave” të përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev.

Për të neutralizuar grupin e armatosur, autoritetet maqedonase kanë dërguar forcatë shumta policie si dhe helikopterë ushtarakë. Sakaq në disa shtëpi shihet edhe tymi dhe krisma të fuqishme, të cilat dëgjohen në video amatore të sjellë nga portalet vendase.

Kumanova është blinduar nga forcat policore që nuk lejojnë lëvizjen në drejtim të lagjes së “Trimave”, ndërsa pavarësisht dyshimeve të banorëve për të plagosur, nga spitali i Kumanovës ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

170556

files (1) files

files (2) files (3)

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Rama në Vlorë: Reformat kërkojnë kohë, s'janë si golat e Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

May 1, 2026
Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të burgosurit festë me muzikë e alkool brenda qelisë, reagon Drejtoria e Burgjeve

May 1, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

May 1, 2026
A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

A ishte gabim sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit?

May 1, 2026
“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

“Kosto e madhe, Kosova nuk e meritonte”, Nurellari: Zhgënjim, shqiptarët të paaftë për të vetëqeverisur

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

Analisti: Për mua është gabim që Salianji nuk u lejua të përfshihej në garë

May 1, 2026
A frikësohet Sali Berisha nga Saljanji në garën pa garë?

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

May 1, 2026
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

May 1, 2026
Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In