• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

UÇK godet Maqedoninë

by
21/04/2015 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 40 personash rreth orës 02:30 të mesnatës kanë sulmuar kullën e vrojtimit në Goshincë të Komunës së Likovës, e cila ndodhet në afërsi të kufirit Maqedoni-Kosovë. Sulmuesit kanë kapur 4 oficerë të policisë të cilët ishin në detyrë në kullën e vrojtimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme këtë e karakterizon si sulm terrorist.

Në një dalje për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski tha  se personat kanë qenë të armatosur mirë si dhe kanë qenë të veshur me uniforma të maskuara të shkruara në to UÇK, ndërsa ndërmjet tyre kanë komunikuar në gjuhën shqipe.

“Sulmuesit kanë ç’armatosur oficerët e policisë dhe tre prej tyre janë prangosur, ndërsa të katërtin kanë filluar ta godasin. Personi i cili ka udhëhequr grupin, në gjuhën shqipe nëpërmjet një përthkyesi që nuk fliste mirë gjuhën maqedonase i’u është drejtuar policëve të prangosur me këto fjalë, ‘ne jemi UÇK dhe as Ali Ahmeti, as Nikola Gruevski nuk mund të ju shpëtojë. Ne duam shtetin tonë dhe nuk duam asnjë Marrëveshje të Ohrit. Nëse juve apo dikë tjetër e kapin përsëri, të gjithëve do t’iu eleminojmë’. Anëtarët e grupit në fjalë kanë marrë armët që gjendeshin në stacionin policor dhe radiot e oficerëve të policisë, si dhe iu kanë thyer telefonat celular”, deklaroi Kotevski.

Personat e maskuar dhe të armatosur iu kanë thënë oficerëve të policë se kanë gjymsë ore kohë që të largohen nga kulla e vrojtimit, ndërsa kanë porositur se në qoftë se këtë e bëjnë më herët ose më vonë do të eleminohen.

“Pas gjysmë ore njëri nga oficerët e policisë që nuk ishte i prangosur është ngritur dhe ka marrë çelësat e prangave të cilat ishin lënë në afërsi të tyre, ka zgjidhur kolegët e tij dhe kanë vazhduar në këmbë poshtë rrugës. Në momentet duke ecur poshtë rrugës kanë dëgjuar edhe të shtëna me armë automatike”, theksoi Kotevski.

Sipas informacione të marra në rrugë operative të MPB-së, bëhet fjalë për persona nga Kosova.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Fier, pranga 6 "piratëve të natës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In