• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fier, pranga 6 “piratëve të natës”

by
21/04/2015 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qarku ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Piratët e natës” duke arrestuar 6 persona pjesë e një grupi që kryente veprimtari kriminale në fushën e  vjedhjeve me armë.

Ndërkohë po për të njëjtën akuzë po ndiqen në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë. Në prangat e policisë kanë rënë Artur Braçe, 28 vjeç, Denis Hajdini, 19 vjeç, Kreshnik Braçe, 27 vjeç, Ilir Rama, 36 vjeç, Dervish Hyseni, 19 vjeç, Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç.

Arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimeve disa mujore të kryera nga policia, e cila ka bërë të mundur edhe zbardhjen e 10 vjedhjeve të kryera në zonën e Marinzës në Fier.

Uniformat blu nga ana e tyre kanë bërë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale armë zjarri e municione luftarake , bimë narkotike si dhe  materiale të tjera të vjedhura nga ky grup

_DSC0392

Si rezulatat i këtij operacioni është bërë e mundur kapaj dhe arrestimi  6 personave:

Artur Braçe, 28 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier,  i dënuar më parë për rrahje me 7 muaj burg. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Arme, në bashkepunim” në dy raste, parashikuar nga nenet 140, 25 dhe 278/5 Kodit Penal.

Denis Hajdini, 19 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim”, në një rast, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje”, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5 dhe 134/2  Kodit Penal.

Kreshnik Braçe, 27 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkepunim”, në dy raste, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje” në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, “Kultivim i bimëve narkotike”,  parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5,  134/2 dhe 284 i Kodit Penal.

Ilir Rama, 36 vjeç,  banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për vepren penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim e ngelur ne tentativë”, në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  22,  278/5,  dhe 134/2 i Kodit Penal.

Dervish Hyseni, 19 vjeç,  banues ne fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkepunim” ne disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.

Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç,  banues në Velmish Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkëpunim” në disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy persona:

A. Ç., 60 vjeç,  banues në fshatin Verbas-Fier, i vetëpunesuar në një pikë shitje skrapi,  i cili hetohet në gjendje të lirë për veprën penale  “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b pasi ne disa raste ka blerë sende te vjedhura.

Artan Belulaj, 44 vjeç,  banues në fshatin Zharrez, Komuna  Zharrez,  Fier, i cili hetohet  në gjendje të lirë për veprën penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b, pasi në disa raste ka blerë sende të vjedhura .

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë periudhës kohore Tetor-2014- Mars-2015 kryesisht në zonën naft mbjatëse Marinëz-Zharrës Fier, kanë kryer një sërë vjedhjesh me armë dhe vjedhje te tjera në dëm të kompanive të naftes Bankers, Albetrol dhe subjekte private.

_DSC0404 _DSC0392

Nga tërësia e veprimeve hetimore është bërë e mundur që të dokumentohen dhe të provohen në 10 raste ngjarje të kryera më pare.

1- Vjedhje me armë e mbetur në tentative e ndodhur ne date 20.04.2015 në puset e naftës në Marinez, Fier më dëm të kompanisë Bankers .

2- Vjedhje me armë e ndodhur më datë 16.12.2014 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .

3- Kanosje dhe armembajtje pa leje e ndodhur më datën 22.01.2015 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .

4- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne dt.08.03.2015, në puset e naftës Zharrës të Kompnais Bankers është vjedhur kabell elektrik në dëm të kompanis Bankers .

5- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne date 09.03.2015  në puset e Naftës Zharrez ku është vjedhur një sasi vaji në dëm të kompanisë Bankers .

6- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 11.03.2015,  në puset e naftës Zharrës në dëm të kompanis Alpetrol ku është vjedhur një sasi vaji dhe kabelli .

7- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 14.03.2015, në linjën ajirore të tensionit në dëm të kompnaisë Bankers ku është vjedhur nje sasi teli .

8-  Vjedhje e kryer në bashkëpunim e ndodhur më datën 16.03.2015 në puset e naftës Marinës në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi vaji .

9- vjedhje e kryer në bashkëpunim më datën 18.03.2015 në puset e naftës Zharres në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi kabelli elektrik .

10- Vjedhje e kryer në bashkëpunim më datë06.04.2015 në dëm të shtetasit A.N, ku i janë vjedhur një sasi e konsiderushme bojrash dhe sendesh te tjera.

Në funksion të procedimeve penale të lartpermendura është bërë e mundur sekuetrimi në cilësinë e provës materiale :

1 armë zjarri model 56 tip kallashnikov ,14 fishek luftarak, 2 gëzhoja model 56.

9 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa.

21 fuçi të mbushura me vaj lubrifikant me nje total 40.000 litra.

150 kg tel bakri.

120 kg boje plastike Alpin

1 automjet Benc Mercedes fugon me targë AA341DE  fugon,

1 automjet Passat me targë  AA 077AK.

Veshmbathje kamuflamshi të përdoruar gjatë vjedhjeve.

6 aparate telefonash, si dhe vegla pune dhe sende të tjera të vjedhura me parë.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Fier për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online

(Javanews.al)

 

Next Post

Ikën Zeman: Ekipi s'më dëgjon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

May 1, 2026
Kreshnik Spahiu: Duhet të procedohen penalisht inspektorët e territorit që lejuan ndërtimet pa leje

Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

May 1, 2026
“Stuhia e Pashmangshme”, planet sekrete të Pentagonit për sigurimin e uraniumit iranian

“Stuhia e Pashmangshme”, planet sekrete të Pentagonit për sigurimin e uraniumit iranian

May 1, 2026
Formimi i qeverisë, Rama do të takohet me Begajn për të mandatuar kabinetin e ri

Begaj dhe Rama urojnë 1 Majin, mesazhe për vlerësimin e punës dhe kontributit të qytetarëve

May 1, 2026
“Ore Preç pse nxhehesh ti kur flasim për Elisën?!”/ Rakipi dhe Zogaj debat LIVE për Spiropalin

“Ore Preç pse nxhehesh ti kur flasim për Elisën?!”/ Rakipi dhe Zogaj debat LIVE për Spiropalin

May 1, 2026
SPAK prova të reja kundër Metës, avokati Petraj: Hetimi financiar ka kohë që ka nisur

“PD pushoi së ekzistuari, u kthye në komedi/ Petraj: Neni “Basha” thotë se kush humb zgjedhjet, ikën

May 1, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Ndreca: Oficeri i Policisë Gjyqësore mund të kontrollojë veprimtarinë bankare të çdo qytetari

May 1, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani i prerë: PD është parti e Berishës, sa të marrë frymë ai do të jetë kryetar

May 1, 2026
Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri!

Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri!

May 1, 2026
Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave

Moti për sot me diell dhe rritje e lehtë e temperaturave

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In