• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonët organizojnë protesta kundër shqipes në Shkup

by Java News
25/02/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një organizatë me emrin “Të palëkundurit”, ka organizuar një protestë para Kuvendit të Maqedonisë duke u kërcënuar se me të gjitha format e mundshme do të kundërshtoj marrëveshjen me LSDM-së dhe BDI-së, duke e quajtur si rrënuese të karakterit unitar të shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e përjashton mundësinë që të mbetet në opozitë dhe të mbështes një qeveri të pakicës, që do të formohej nga Lidhja Social-Demokrate e Zoran Zaevit me të cilën paraprakisht ka arritur marrëveshje për draft-ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Një deklaratë e këtillë e BDI-së vjen në kohën kur opinioni priste vendimin e dy partive për formimin e koalicionit qeveritar. Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, ka konfirmuar deklaratën e kryetarit të saj, Ali Ahmeti se një nga opsionit është edhe mbajtja e BDI-së në opozitës Ai si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar arritjen e draft-ligjit për gjuhën shqipe, që sipas tij mund të miratohet edhe duke qenë në opozitë.

“Dy janë mënyrat ose instrumentet për të kaluar këtë ligj. Njëri është duke qenë në qeveri dhe tjetri duke i dhënë mbështetje një qeverie të pakicës. Kryetari i partisë sheh argumente të mira në opsionine mbështetjes së një qeverie të tillë ose të mbeturit të opozitë me çka edhe do të kalon ligji, por edhe do të mundësohen që të zbardhen të gjitha ato dyshime dhe akuza që gjatë kësaj periudhe janë bërë për qeverisjen e BDI-së”, tha Osmani.

Ahmeti dhe Zaev, të mërkurën në mbrëmje, thanë se kanë zgjidhur të gjitha çështjet për formën e avancimit të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Kreu i LSDM-së, Zaev tha të enjten se BDI-ja do t’i japë atij nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re ndërsa paralajmëroi miratimin e saj brenda 15 ditëve.

Draft-ligji për gjuhët parasheh përdorim të gjerë të shqipes në Kuvend, qeveri, pushtetit gjyqësor, jurisprudencë, në dokumentet personale, organet e sigurisë, përfshirë edhe komunat ku nuk ka popullatë shqiptare, por në rastet kur shqiptarët u drejtohen atyre për marrjen e shërbimeve personale.

Njoftimet për arritjen e marrëveshjes për gjuhën shqipe kanë nxitur reagime të shumta, në veçanti nga VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, e cila ka paralajmëruar kundërshtimin e një zgjidhjeje të tillë me të gjitha format e mundshme.

“Këtu jemi për shkak të heshtjes së atyre që mendojnë se janë më të mëdhenjtë, për shkak të heshtjes se partive tona ndaj agresionit të hapur të shkruar dhe të konstruktuar në Tiranë dhe Prishtinë, agresion të cilin dy partitë tona e heshtën.

Ato heshtën dhe tani me këtë dokument të paligjshëm ulen dhe bisedojnë për formimin e qeverisë së re…qëllim i platformës së tillë është rrënimi i shtetit dhe imponimi i një rregullimi të ri, për ne të papranueshëm.

Ne, jemi të gatshëm që ta shërojmë këtë plagë që iu bë atdheut tonë. Do ta mbrojmë deri në fund”, ka deklaruar Dragan Ugrinovski, zëdhënës i organizatës “Të palëkundurit”.

Akuza për ndërhyrje nga jashtë duke aluduar në Tiranën Zyrtare dhe kryeministrit Edi Rama, pas angazhimit në lehtësimin për arritjen e platformës shqiptare, kishte edhe nga presidenti Gjorgje Ivanov, përgatiti ”REL”. (b.an)

Next Post
Tahiri me homologun gjerman: Domosdoshmëri Vettingu për pastrimin e gjyqtarëve të korruptuar

Tahiri me homologun gjerman: Domosdoshmëri Vettingu për pastrimin e gjyqtarëve të korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In