Juventusi ka marrë një lajm të mirë para përballjes çerekfinale me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Goal raporton se sulmuesi Mario Manxukiç është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e së martës, transmeton Koha.net.
Kroati ishte lënduar gjatë angazhimit me kombëtaren, ndërsa ka humbur përballjet me Napolin dhe Chievos. (b.an)