• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Manuela la dy fëmijë jetimë”, mesazhi prekës i vjehrrës për familjen e shqiptaro-maqedonasit

by A R
18/07/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në familjen e Manuela Maraj, e cila u mbyt tragjikisht në fundjavë bashkë me 25-vjeçaren Xhoana Cani dhe djalin nga Tetova, Benjamin Ferati, ka pllakosur zija.

Larguar vetëm rreth 3 muaj më parë nga fshati Babicë, 27-vjeçarja jetonte së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj 9 dhe 4 vjeç në një pallat në lagjen “Pavarësia”, shkruan “Panorama”.

Mbarime Maraj, vjehrra e Manuelës dhe gjyshja e Xhoanës, nuk mundet t’i mbajë lotët për këtë tragjedi të ndodhur në familjen e saj.

“Vetëm pak ditë më parë, Manuela më tha se kishte gjetur një vend shumë të mirë për plazh. Kishin shkuar në Zvërnec për plazh dhe duke eksploruar zonën kishin gjetur edhe këtë vend që paska qenë i mallkuar. Manuela më ka lënë dy fëmijë jetimë, më ka lënë djalin, burrin e saj. Edhe mbesa ka lënë një fëmijë të mitur. Kjo është një tragjedi shumë e madhe për familjen time që nuk gjej fjalë ta përshkruaj”- thote ajo per “Panorama”.

Asaj nuk i ishin tharë ende lotët për të birin e vrarë në vitin e mbrapshtë të ’97-ës, kur një tjetër gjëmë siç e cilëson ajo goditi familjen e saj.

Në emër të familjes së saj, Mbarimja i kërkon ndjesë familjes së 24-vjeçarit nga Tetova, i cili sipas saj vdiq si hero për të shpëtuar jetën e dy vajzave.

Znj. Mbarime, ju e kishit nusen e djalit Manuelën dhe mbesë Xhoanën… Kishin shkuar më parë ato në atë plazh?

Unë jam vjehrra e Manuelës dhe Xhoana ishte mbesa ime, pra, vajza e çupës sime. Vetëm pak ditë më parë, Manuela më tha se kishte gjetur një vend shumë të mirë për plazh. Kishin shkuar në Zvërnec për plazh dhe duke eksploruar zonën kishin gjetur edhe këtë vend që paska qenë i mallkuar. Manuela më ka lënë dy fëmijë jetimë, më ka lënë djalin, burrin e saj. Edhe mbesa ka lënë një fëmijë të mitur. Kjo është një tragjedi shumë e madhe për familjen time që nuk gjej fjalë ta përshkruaj.

A ishit në dijeni ju se kjo zonë kishte rryma dhe ishte shumë e rrezikshme?

Jo, unë nuk e dija. Por as vajzat nuk e kanë ditur absolutisht këtë gjë. Aty nuk ka asgjë paralajmëruese se zona është e rrezikshme. Po ta kishin ditur s’kishin pse venin pikërisht aty. Manuela thjesht më tha se kishte zbuluar një zonë të mirë e të qetë për plazh, por vetëm kaq. Më tha se do të shkonte ndonjë fundjavë. Ajo nuk e dinte se ishte me rrezik. U nisën të shtunën pa djalin (bashkëshortin e Manuelës), bashkë me Xhoanën dhe Xhensilën. Por ja që ndodhi kjo që na ndodhi…

Çfarë kërkoni sot nga shteti?

Çfarë të kërkoj sot unë?… Kërkoj të bëhet shtet, të ketë rojë bregdetare, të ketë polici, pasi në raste të tilla padyshim që nuk do të kishim një tragjedi të tillë. Vajzat por edhe djali nga Tetova do të kishin shpëtuar dhe do të ishin gjallë sot. Nuk i kërkoj ndihmë shtetit, i kërkoj thjesht të bëhet shtet dhe të vendosen rojë bregdetare, për të mos pasur më ngjarje të tilla. Kam humbur djalin në vitin 1997 dhe nuk kam gjetur asnjëherë drejtësi, ndaj çfarë mund të kërkoj sot? Djalin tim në atë vit të mbrapshtë e kanë vrarë dhe sot ne e kujtojmë, por drejtësi nuk ka. Ndaj edhe unë sot kërkoj vetëm drejtësi, kërkoj të bëhet shtet dhe të vendosen rojë dhe polici në plazhe, atë duam. Shteti nuk duhet të tallet, Edi Rama duhet të bëjë shtet, jo për të mirën e tij, por për qytetarët e vet. E theksoj se nëse do të kishte roje bregdetare, atëherë edhe ato do të kishin shpëtuar. Përse duhet ta ndërhyjë plazhisti që shkon për qejfin e tij në plazh për të shpëtuar një jetë në det? Duhen me patjetër rojë për këtë punë që të shpëtohen jetët.

Znj. Mbarime, në këtë tragjedi humbi jetën edhe një i ri nga Tetova, i cili u fut të shpëtonte Manuelën dhe Xhoanën. A keni një mesazh ju për familjen e tij?

Po. Të më falë ajo familja nga Tetova… Ai djali hero u fut për të shpëtuar dy çupat e mija dhe humbi jetën. Ai kishte ardhur për tjetër gjë në Vlorë, kishte ardhur për pushimet e tij dhe humbi jetën si hero. Ne do ta falënderojmë dhe i jemi mirënjohëse për të gjithë jetën. Atij i iku jeta për të shpëtuar dy vajzat.

A do ta ndiqni çështjen ligjërisht?

Nuk e di akoma nëse do ta ndjek çështjen ligjërisht, do të mbledh fëmijët dhe do të flasim. Sot nuk e di, pasi dje varrosa dy vajzat, sot nuk e di çfarë do të bëjmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë nga shteti, kërkojmë që të bëhet shtet. Fëmijët do t’i rrisim vetë. Shteti të vendosë rregulla, asgjë më shumë, mos të kemi të tjera ngjarje të tilla të rënda. Shpresojmë mos të dëgjojë më për tragjedi të tilla./Panorama

Next Post
Vidhnin banesat në ishujt grekë, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Vidhnin banesat në ishujt grekë, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In