• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani zyrtarëve të Hipotekave: Ju pret “313” nëse shkelni ligjin, ju ka vajtur nami në Bruksel

by A R
23/11/2015 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani paralajmëron furtunë shkarkimesh për zyrtarët e korruptuar që shërbejnë në Zyrat e Hipotekave si dhe paralajmëron vartësit se në rast se marrin ryshfet do përfundojnë tek “313-ta”. Në një takim me kryeregjistruesit në të gjithë vendin, Manjani i kujtoi vartësve se sportelet e tyre nuk janë për të ndarë prona, por për t’i shërbyer qytetarëve.

“Ju e dini shumë mirë që kjo nuk është zyrë që ndan toka dhe as prona. Ne jemi thjesht një magazinë inventari titujsh, që i shërben njerëzve sipas nevojës. Sepse nëse vërtetë do të konstatoja që në Zyrat Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ndahen tituj, sigurisht të pamerituara, ju siguroj me bindje që për sa kohë të jem në këtë pozicion nuk kam për të lënë njeri, me çdo mjet, që të shërbejë në ZRPP. Kemi një godinë tjetër, gjithashtu nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, që është 313, këtu afër, kemi shërbim me çelësa në dorë. E kam të papranueshme këtë gjë, jo vetëm unë personalisht por edhe qeveria, shteti dhe shoqëria shqiptare. Mos mendoni se unë e kam fytyrën më të pastër nëse ZRPP akuzohet. Jo, akuzohem edhe unë bashkë me ju”, – u shpreh ministri i Drejtësisë.

Për të treguar se korrupsioni ekziston dhe në zyrën e Hipotekës në kryeqytet ai ka bërë publik ankesën e një qytetari i cili prej dy vitesh pas aplikimit në 2013 ende nuk ka marrë një përgjigje.  Sipas Manjanit është e pamundur që mos ketë një përgjigje për qytetarin, por zvarritja u shpreh ai bëhet për t’i hapur rrugë korrupsionit.

“Përshembull, sot e kam nisur ditën e punës me një ankesë, aplikim për një kartelë që në vitin 2013 dhe nuk është marrë ende sot. Është e papranueshme që aplikuesi mos të ketë marrë ende një zgjidhje. Jam i bindur që bëhet për arsye korrupsioni. Reforma e ADISA-s do të jetë jetë një shërbim më vete, por është e papranueshme që ne mos t’i kthejmë përgjigje qytetarit dhe ky është një problem i përhershëm”, – tha Manjani.

Manjani ka qenë i drejtpërdrejtë me kryeregjistruesit teksa i ka përmendur atyre Progres-raportin, sipas të cilit pas gjyqtarëve të korruptuar shqetësim mbeten zyrat e regjistrimit të pasurive.

“Lexoni progres raportin se çfarë thotë për ju, deri në Bruksel ju ka vajtur nami. Na pëlqen të flasim shumë për transparencë, antikorrupsion, por problemi është kompleks, sepse kapja me lekë në dorë është fundi i historisë. Çështja është që të ndërtojmë një marrëdhënie që gjërat të funksionojnë. Do të ketë masë ekstreme të largimit nga puna për cilindo që shkel afatet në shërbim. Po kërkoj vetëm afate dhe asgjë tjetër. Nuk mund të kemi marrëdhënie pune me njerëz ç’njerëzorë. Dhe mos u frikësoni se po na ikin disa dhe nuk kemi se ku t’i gjejmë. Po po, do ikin disa. Kujdes edhe nga këto tradicionalet që sa ikin nga shërbimi shkojnë tek kioska përballë zyrës. Janë të gjithë në monitorim! Është e papranueshme! Secili është i lirë që në biznesin e vetë të bëjë çfarë të dojë por nuk ka punë me ZRPP. Sot kemi të rinj dhe të reja sa të duash, që ndoshta mund të mos jenë profesionalisht në nivelin që duhet”,tha ministri. /Shqiptarja.com

Next Post

KFOR-i vlerëson angazhimin e Serbisë për rihapjen e hapësirës ajrore të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In