• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Manjani takon Giakoumopoulos, KiE mbështet ligjin e ri për pronën

by A R
04/04/2016 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka pritur në një takim Christos Giakoumopoulos, Drejtor për të Drejtat e Njeriut, në Drejtorinë e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të ligjit, pranë Këshillit të Europës.

Gjatë këtij takimi, Giakoumopoulos i ka shprehur ministrit Manjani mbështetjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për ligjin e ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e proçesit te kompensimit” dhe inkurajon implementimin dhe vijimin e zbatimit të këtij ligji në vendin tonë, duke garantuar respektimin e një të drejte themelore siç është e drejta e pronësisë.

Në këtë kuadër, Manjani ka bërë me dije se nga nisja e zbatimit të këtij ligji është shënuar një numër i madh qytetarësh të cilët kanë aplikuar sipas kritereve të parashikuara nga ky ligj i ri, ndërsa theksoi gjithashtu se ky ligj është zgjidhja më optimale në kushtet kur duhet parë me objektivitet edhe shmangia e faturës së lartë financiare që do të mbarte për vite me radhë pjesa tjetër e popullsisë.

Njëkohësisht gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mbi bashkëpunimin e deritanishëm me Këshillin e Europës, qe e ka asistuar ndër vite sistemin e drejtësisë.

Ministri Manjani shprehu mirënjohjen për asistencën e ofruar përmes projektesh me mjaft impakt pozitiv, ndërsa Giakoumopoulos bëri me dije nisjen e një tjetër projekti të madh që do të lidhet me sistemin gjyqësor dhe që kryesisht pritet të adresoje një sërë çështjesh sikurse janë rritja e besimit të publikut në gjykata, efektiviteti i sistemit gjyqësor, etj.

Giakoumopoulos shprehu vullnetin për vijimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e këtij projekti në bashkërendim të afërt me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa çdo nevojë specifike nga ana e këtij institucioni do të ishte e mirëpritur dhe do të projektohet brenda këtij projekti.

Referuar disa nevojave specifike me të cilat përballet veçanërisht sistemi penitenciar në vendin tonë, Manjani ka vlerësuar mundësinë e mbështetjes se edukimit të të rinjve të privuar nga liria, apo ngritjen e një institucioni të veçantë për edukimin e të miturve në konflikt me ligjin, duke i shmangur ata nga vuajtja e dënimit të dhënë, përmes projekteve dhe institucioneve të edukimit, në mënyrë që integrimi në jetën përtej qelisë të jetë më i lehtë dhe ata të mund të rihyjnë në jetën sociale si profesionistë dhe jo si të burgosur.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në stadin aktual të refomës në drejtësi, ku ndër te tjera ministri Manjani theksoi se në fazën e zbatimit të kësaj refome lind nevoja që të gjithë aktorët të jenë sa më të qartë dhe konkretë.

Next Post

Skandali i Panamasë, deputetët ukrainas: Të largohet presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In