• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani: Reforma është menaxhim gjykatash, ja plani im irlandez  

by A R
24/12/2015 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kërkon të ndërtojë një sistem drejtësie të ngjashëm me atë të Irlandës, e cila ka shumë më pak gjyqtarë se Shqipëria. Në një intervistë me gazetën Dita, Manjani thotë se Shkolla e Magjistraturës nxjerr vetëm njëzet gjyqtarë të rinj në vit, ndërkohë që kërkon kujdes për të mos i konsideruar të gjithë gjyqtarët në detyrë si të korruptuar. Sipas Manjanit, reforma e vërtetë në drejtësi ende nuk ka filluar, për sa kohë që po diskutohet vetëm për ndryshime kushtetuese dhe jo direkt për menaxhimin e gjykatave.

“Ne nuk kemi burime njerëzore të gatshme për t’i futur masivisht në sistemin gjyqësor. Sepse Shkolla e Magjistraturës ne na prodhon 20 vetë në vit. Ndërkohë nevojat i kemi shumë më të mëdha. Atëherë çfarë do të duhet të bëjmë? Do të duhet të liberalizojmë dhe Shkollën e Magjistraturës, do të duhet të hapim dhe kuotat e pranimit. Do të ftojmë sa më shumë studentë në Shkollën e Magjistraturës që t’u përgjigjemi nevojave për gjyqtarët e rinj”.

Ministri shton se duhet qartësi përsa i përket numrit të gjyqtarëve për të cilët ka nevojë vendi.

“Ajo që unë kam në plan është që të prezantoj sistemin që funksionon shumë mirë në Irlandë. Irlanda ka 4,5 milionë banorë dhe i shërben qytetarëve të vet me 105 gjyqtarë! Ndërsa ne kemi efektivisht 2.5 milionë banorë në territor dhe kemi 360 gjykatës dhe duam prapë! Më falni, por këtu nuk ka keqmenaxhim. Ky është kolaps. Kjo vjen për shumë arsye. Kjo është reforma e vërtetë, nuk është Kushtetuta, e më the të thashë. Janë të rëndësishme edhe ato, por nuk është thelbi. Thelbi i reformës është kjo: Në çfarë sistemi menaxherial do ta ndërtojmë këtë vend, si do t’u shërbejmë 2.8 milionë banorëve me një numër efektiv gjykatash dhe gjykatësish. Që askush të mos jetë i mbingarkuar në punë dhe t’i shërbehet në një kohë të shpejtë njerëzve. Ky është thelbi i reformës organizative, nuk kemi filluar ende të merremi me këtë”.

DITA

 

 

Next Post

Myslimanët anglezë nuk lejohen të udhëtojnë drejt Amerikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In