• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani: Pse kallëzuesit anonimë nuk mund të jenë shkak për procedime penale

by E B
03/05/2026 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj praktikës së kallëzimeve penale në politikë, duke i cilësuar ato si shenjë paaftësie dhe mungese përballjeje politike. Ai kritikon si politikanët që ndjekin këtë rrugë, ashtu edhe sistemin e drejtësisë që, sipas tij, po ndikohet nga motive politike.

“Ata që merren me politikë dhe bëjnë kallëzime penale kundër kundërshtarëve apo edhe kolegëve politikë, nuk kanë patur e as do kenë ndonjëherë respektin tim.
Ata janë popull kot. Janë të paaftë të ndeshen politikisht, ndaj përdorin mjete penale për të luftuar politikanin tjetër.
Të rinjtë në politikë e kanë më të spikatur këtë sjellje. Ata kanë lindur dështakë dhe nuk janë për politikë. Fuksa 1200 lekësh janë!
Jam 100 % dakord që të thirren të gjithë këta kallëzues të zellshëm në sallat e gjyqeve dhe, nën betim të dëshmojnë para gjykatës. Atë burrëri që nuk e tregojnë në politikë, të paktën të japin spjegime me pasojë penale për atë që bëjnë.
Pa asnjë dyshim kallëzimi penal nuk është instrument i ndershmërisë dhe burrërisë politike. Ata që e bëjnë janë defiçentë politikë.
Nga ana tjetër, të rregjistrosh proçedim penal dhe të ushtrosh ndjekje penale me kallëzime e kallëzues politikë e bën drejtësinë shumë politike dhe të cënueshme nga pikpmaja e standarteve ligjore.
Kallëzimet politike janë mllef, jo denoncim faktesh penale. Nuk mund të uajtrohet ndjekje penale mbi bazë mllefi hakmarrës, sepse e bën edhe drejtësinë të tillë, pra hakmarrëse.
Në fakt, edhe me çkemi parë deri më sot, çështjet e nisura me kallëzues politikë nuk kanë qullosur asgjë, përveç arrestimeve për llogari politike të turmave.
Kjo nuk është drejtësi dhe, për këtë përgjegjësia nuk është më tek kallëzuesit politikë, por tek drejrësia që e ka ulur stekën shumë.
Politikanët mund të jenë kallëzues dhe kjo nuk i bën burra të mirë, por drejtësia është kryefjala dhe duhet të frenohet në ushtrimin e kësaj praktike.
Kallëzuesit politikë, anonimët dhe popullorët, nuk mund të jenë sebepi për të filluar proçedime penale. Në çdo tekst juridik normal thuhet kjo gjë”, shkruan Manjani.
Next Post
Tensionet gjatë votimit, shtyhen zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë

Tensionet gjatë votimit, shtyhen zgjedhjet për degën e PD-së në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In