• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani: Kur bashkëqeverisin Rama dhe Basha digjet vendi, LSI ekuilibër

by
28/09/2015 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manjani: Kur bashkëqeverisin PS-PD digjet vendi, LSI ekuilibër

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani i pyetur për ekzistencën e një pakti PD-PS për të bashkëqeverisur vendin tha se kjo ka ndodhur vetëm dy herë më parë dhe nuk ka aspak eksperiencë të mirë Shqipëria nga kjo gjë.

Manjani u shpreh se PS dhe PD kanë qeverisur vendin në këto 24 vite pluralizim dhe në rastet kur kanë bashkëqeverisur siç është ai i vitit 1997 i kanë sjellë vendit 5 mijë persona të vdekur.

Në këtë kuadër ai foli dhe për rolin që ka Lëvizja Socialiste për Integrim, duke e cilësuar atë forcë që ruan ekuilibrat politikë.

“Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë”, deklaroi Manjani.

I pyetur për faktin nëse Spartak Braho u ka dërguar letër drejtuesve më të lartë të shtetit një letër ku paralajmëron përpjekje për të krijuar destabilitet në vend, Manjani ka pranuar ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por ai theksoi se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.

“Janë çështje që i takojnë z. Braho. Është çështje e informacionit të klasifikuar. Nuk mund të jem as dëshmitari, as mohuesi dhe pohuesi. Këto nuk janë çështje partish, Braho është kryetar i Komisionit të Sigurisë. Ai disponon informacion të klasifikuar. Nuk kanë partitë punë në këtë çështje”, u shpreh Manjani në një intervistë për “Shqiptarja.com”.

I pyetur për faktin se në letër flitet për destabilitet, Manjani bëri një lidhje mes çështjes “Doshi” dhe asaj të “CEZ”, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e letrës.

“Personazhet që janë sot në lojë nga drejtuesi i DIA-s, apo ky tjetri që thotë më kanë kërcënuar. Janë të njëjtat persona si në çështjen e Durim Bamit. Kanë dhe një mllef ndaj Ilir Metës”, u shpreh ai.

Sa i takon projektligjit të depozituar nga Partia Demokratike për hetimin e çështjes “CEZ”, Manjani tha se, objekti i hetimit do të jetë nga momenti i privatizimit dhe deri tek mbyllja e marrëveshjes me çekët. Por, Manjani shtoi se, projektligji i PD-së është i cunguar.  / Shqiptarja.com

Next Post

Pëllumb Xhufi: “Zajednica”, 'gjëmë e madhe' për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com