• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Manjani kundër Ahmetajt për taksimin e blerjeve online

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulet kufiri i patatueshëm për mallrat, të cilat do të blihen online nga interneti dhe mallrat për përdorim personal, apo familjar që vijnë nga jashtë me postë. Qeveria miratoi dje vendimin, ku vendosi që kufiri i patatueshëm për blerjet online të jetë deri në masën 22 euro.

Ndërsa, dërgesat e mallrave personale me postë që vijnë nga jashtë vendit nuk do të tatohen deri në vlerën 45 euro. Në vendimin e mëparshëm, kufiri i patatueshëm për blerjet në internet dhe dërgesat nga jashtë ishte 150 euro. Sipas vendimit të qeverisë, tashmë do të ngarohen me TVSH çdo blerje që tejkalon vlerën e 22 eurove.

DEBATI PËR VENDIMIN

Ulja e vlerës së pragut të pataksueshëm për blerjet online, është kundërshtuar nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Gazeta zbardh debatin mes ministrit të Drejtësisë, Manjani dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Minsitria e Drejtësisë e kundërshton vendimin, pasi prek qytetarët dhe nga Ministria e Financave nuk është dhënë asnjë analizë për propozimin e masës 22 euro dhe 45 euro.

Por, thuhet se ky ndryshim është i nevojshëm për formalizmin e tregtisë, pasi shumë biznese të vogla tregtojnë mallra si veshje apo pajisje elektronike që blihen online dhe përfitojnë nga niveli i pataksueshëm deri në 150 euro. Sipas relacionit të vendimit, ky ndryshim vjen i nevojshëm për këto arsye.

“Nga të dhënat e Postës Shqiptare gjatë vitit 2015, sasia e mallrave të ardhura me postë ekspres është rritur në rreth 130 %, gjë që konfirmon se është rritur niveli i shitjeve online, si pasojë edhe e mostaksimit deri në nivelin 150 Euro. Është e vështirë të kontrollohet dhe verifikohet deklarimi fiktiv i vlerës së mallrave, të cilat nuk e kalojnë kufirin aktual të patatueshëm, duke ulur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Shumë biznese të vogla, të cilat tregtojnë në dyqanet e tyre produkte dhe kryesisht veshje apo dhe produkte elektronike dhe aksesorë të ndryshëm të tyre, bëjnë blerje online, duke përfituar nga kufiri tepër i lartë i patatueshëm për mallrat që importohen dhe që nuk e kalojnë vlerën 150 euro”, thuhet në relacionin e vendimit.

Sipas relacionit, vendimi ka si qëllim uljen e kufirit të patatueshëm për mallrat e natyrës personale jo tregtare, të cilat blihen nëpërmjet internetit, apo i dërgohen një personi nga një person tjetër, i vendosur jashtë Republikës së Shqipërisë.

“Aktualisht, për këto mallra nuk paguhen detyrime doganore, nëse vlera e tyre është më e vogël se vlera ekuivalente në lekë e shumës 150 euro për çdo dërgesë. Në këtë projektvendim propozohet ulja e kësaj vlere, përkatësisht për blerjet online nga interneti, në masën 22 euro dhe për dërgesat personale të individëve, nga një individ jashtë Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar, si vlerë të patatueshme në masën 45 euro”, thuhet në relacionin e vendimit.

DEBATI MES MINISTRAVE

Ministria e Drejtësisë: Projektakti nuk shoqërohet me një argumentim lidhur me përparësitë, problematikat, si dhe një analizë të detajuar të efekteve të pritshme për qytetarët.

Ministria e Financave: Është rritur konkurrenca e pandershme, duke rënduar operatorët ligjorë, të cilët tregtojnë brenda vendit mallra të importuara, për të cilat kanë paguar detyrimet doganore në import. Shume biznese të vogla, të cilat tregtojnë në dyqanet e tyre produkte dhe kryesisht veshje, apo dhe produkte elektronike dhe aksesorë të ndryshëm të tyre, bëjnë blerje online, duke përfituar nga kufiri tepër i lartë i patatueshëm për mallrat që importohen dhe që nuk e kalojnë vlerën 150 Euro. Kjo skemë lë shteg për kryerjen e veprimtarisë në informalitet, duke mosdeklaruar shitjet, si pasojë e mosdokumentimit të blerjeve online. Si rrjedhojë, tregtarët që kryejnë një biznes të ndershëm vendosen në kushte të pabarabarta, duke dëmtuar kështu konkurrencën në treg. Nga të dhënat e Postës Shqiptare, gjatë vitit 2015, sasia e mallrave të ardhura me postë ekspres është rritur rreth 130 %, gjë që konfirmon se është rritur niveli i shitjeve online si pasojë edhe e mostaksimit deri në nivelin 150 Euro. Në këto kushte, me qëllim për mbrojtjen e tregtisë brenda vendit dhe uljen e informalitetit të shitjeve me pakicë të veshjeve, dhe pajisjeve elektronike që në shumë raste ka burim edhe dërgesat postare propozohet që të aplikohet ky limit prej 22 Euro si vlerë e pataksueshme në vend të 150 Euro që është aktualisht.

Ministria e Drejtësisë: Nuk ka asnjë analizë se si është arritur në propozimin e masës prej 22 dhe 45 eurosh. Ministria e Financave: Ashtu siç është shpjeguar edhe më parë, në relacion këto masa propozohen në përputhje me Direktivat e BE-së për këtë qëllim, konkretisht nenit 1 të Direktivës 2006/79/EC dhe nenit 23 të Direktivës 2009/ 132/EC.

Panorama/d.i.

 

Next Post

VIDEO/ Shakaja me pistoletë lodre për pak i kushton jetën të riut, gati të qëllohej nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In