• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani kërkon riorganizimin e sistemit: Gjykata e përqendruar në drejtim por afër qytetarit

by Java News
28/04/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani i ka dërguar një letër aktorëve kryesorë të sistemit të drejtesisë, duke propozuar që në sistemin e ri gjyqësor që do të formohet me përmbylljen e reformës të shihet mundësisaa që gjykatat të jenë të shpërndara në cdo pjesë të vendit për të ofruar një shërbim sa më të mirë për qytetarin. Sipas Manjanit, ky propozim do të do te ndikonte ne rritjen e efektivitetit te ketij sistemi.

Ja letra e ministrit Ylli Manjani

Jam njohur me një studim të realizuar nga projekti CEPEJ me titull: “Raporti i vlerësimit në thellësi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, për vitin 2015”.

CEPEJ është organizata më e fuqishme sot në hapësirën Europiane, e cila posedon Knoë-Hoë më të specializuar në çështjen e organizimit të shërbimit gjyqësor.

Ky raport, pas e ka analizuar mësë miri organizimin gjyqësor në Shqipëri, ka vlerësuar se ka nevojë për një riorganizim tërësor të shërbimit gjyqësor sipas standardeve të çdo vendi evropian.

Studimi evidenton qartë nevojën për të shndërruar gjykatat në qendra të shërbimit efficient ndaj përdoruesve të tyre. Nga krahasimi i të dhënave dhe gjetjeve në funksion të një gjykate efiçiente, një standard i sugjeruar mund të jetë që gjykata të ketë në përbërjen e saj afërsisht 40 gjyqtarë, por kjo e llogaritur deri në 100 gjyqtarë kur dendësia e popullsisë është e lartë, siç është rasti i Gjykatës së Tiranës.

Nga ana tjetër, tradita jonë, terreni i thyer, largësia nga qendrat e banuara, si dhe vështirësitë e tjera infrastrukturore, eventualisht vështirësojnë parimin e subsidiaritetit dhe të aksesit në gjykatë, nëse do të zbatohet strict sugjerimi për një gjykatë efiçiente.

Në këto kushte, po hedh për diskutim public një ide fillestare e cila synon të harmonizojë në mënyrën më të mire të mundshme të dy standartet, që duket sikur kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Propozimi im është që të krijohen 12 gjykata fakti në rrethet gjyqësore që korrespondojnë me territorin e qarkut.

Nga ana tjetër, maksimalisht në çdo bashki dhe minimalisht aty ku ka ndërtesa gjykatash që sot funksionojnë, do të ofrohet shërbimi i gjykimit si sot. Pra, përqendrohet qendra e drejtimit të gjykatës së faktit, por është gjyqtari që shkon aty ku banojnë përdoruesit e gjykatës dhe jo e kundërta. Për ta ilustruar, çështjet që ngrihen për gjykim nga persona me banim në Bashkinë e Kavajës, do t’i marrin shërbimet në godinën e sotme të gjykatës atje, por gjykatësit do të caktohen me short nga gjykata e shkallës së pare që do ta ketë qendrën në Tiranë.

Synimi është që këtë shërbim gjykatat ta ofrojnë në çdo bashki brenda qarkut ku gjykata e shtrin juridiksionin territorial.

Pjesa e dytë e propozimit tim është që të reduktojmë gjykatat e apelit nga 6 në 4. Nisur nga sugjerimet e CEPEJ, por edhe nga logjika e përdorur për organizimin gjyqësor të gjykimit në shkallë të parë, gjykoj se duhet krijuar një gjykatë apeli që të mbulojë rajonin e Veriut me qendër në Shkodër, një gjykatë tjetër apeli që të mbulojë Shqipërinë e mesme me qendër në Tiranë, një gjykatë në Fier që të mbulojë Jugun dhe Jug-Perëndimin dhe një gjykatë në Korçë që të mbulojë Jug-Lindjen.

Gjykata të organizuara në këtë mënyrë, do të thotë:

  • Gjykata më efektive pasi rritja e numrit të gjyqtarve ndikon në rritjen e numrit të çështjeve të përfunduara;
  • Gjykata më productive pasi ndikon në uljen e ngarkesës së çështjeve për gjyqtar;
  • Menaxhim më I mire I procesit të shortit elektronik të shpërndarjes së çështjeve në selinë qendrore të gjykatës;
  • Një numër më i lartë i gjyqtarëve për një gjykatë rrethi, shmang konfliktin e mundshëm të interesit, midis palëve dhe gjykatës;
  • Redukton në maksimum procedurat e delegimit të shqyrtimit të çështjes tek gjyqtarët e tjerë me vendim të KLD-së, duke shkurtuar në këtë mënyrë kohën e gjykimit të çështjeve;
  • Zvogëlon kostot financiare të procesit gjyqësor;
  • Realizon shpërndarje më të mire të burimeve njerëzore dhe financiare;

Jam i bindur se ky propozim do të provokojë shumë debat, ashtu siç jam i vendosur ta çelim këtë debat për të arritur në formulën më të mire të mundshme të gjykatave që do të shërbejnë në të gjithë territorin, sapo të ketë përfunduar reforma në sistemin e drejtësisë.

Për këtë arsye, le të mendojmë të gjithë sëbashku dhe të ulemi e të bisedojmë për këtë çështje.

Next Post

Basha: Shkojmë te çdo qytetar me programin e qeverisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In